Kronika

Masakra në Pukë, Prokuroria: Burg përjetë për 2 vëllezërit Përmakaj

vrasjet-puke1-575x356-320x198Prokuroria Gjyqësore  e rrethit Pukë, ka kërkuar sot dy burgime të përjetshme për dy vëllezërit Anton dhe Sokol Përmakaj, të cilët akuzohen për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vjet burg për vëllain e tretë të dy vëllezërve të lartpërmendur, Bardhok Përmakaj, si bashkëpunëtor në vrasjen e dy personave dhe 23 vjet burg për djalin e xhaxhait të tyre, Fran Përmakaj, si i përfshirë në vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qelëz në qershor të vitit 2012.

Tre vëllezërit dhe kushëriri i tyre u kanë zënë pritë disa anëtarëve të familjes Markaj. Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vdekur shtetasit Paulin dhe Hilë Markaj dhe janë plagosur shtetasit Tone, Angjelina dhe Alfons Markaj.

Konflikti mes dy familjeve pukjane ka nisur kohë më parë dhe ai ka ndodhur për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandeurve Përmakaj. Mësohet se bagëtitë e familjes Përmakaj kanë kullotur në tokën që familja Markaj kishte blerë.

Çfarë ndodhi mëngjesin e 29 qershorit 2012

Mëngjesin e së premtes, anëtarët e familjes Markaj po udhetonin me një autobus, ndërsa po ktheheshin nga një vizite familjare. 200 metra larg banesës së tyre kanë rënë në pritën e ngritur nga anëtarët e familjes Përmarkaj, të cilët kanë qëlluar me bresheri kallashnikovi mbi komshinjtë e tyre.

Për pasojë mbeti i vrarë në vend Paulin Markaj, 43 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i autobusit të tij privat dhe vëllai i tij Hil Markaj 54 vjeç. Eshte plagosur rëndë Tone Markaj, 39 vjeç, bashkëshorte e një prej viktimave dhe Alfons Markaj 25 vjeç, nip i dy viktimave.

Policia gjeti te plagosur në vendin e ngjarjes edhe shtetasin Bardhok Përmarkaj, 35 vjeç. Ai mendohet se është qëlluar gabimisht nga familjaret e tij gjate pritës së ngritur komshinjve te tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button