Masakrat e luftës në Kosovë/ Organizatat OVL-UÇK kundër ekspozitës, paralajmërojnë protestë
Organizatat e dala nga Lufta (OVL-UÇK) dënuan sot ekspozitën për masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të shtrembëruar historinë e luftës së fundit.
Kjo organizatë paralajmëron protestë për nesër, 30 mars në Prishtinë.
Gazmend Syla nënkryetar i OVL-UÇK, theksoi se ekspozita është e mbushur me shpifje dhe e financuar me paratë e qytetarëve, duke theksuar se ajo përdhos të vërtetën e luftës dhe sakrificën e viktimave dhe dëshmorëve.
Në një konferencë për media, Syla njoftoi gjithashtu se OVL-UÇK do të organizojë një protestë të hënën në ora 13:00 para Kuvendit të Kosovës.
Pas reagimeve të shumta, sot organizatorët e ekspozitës, së shfaqur së fundmi në Prishtinë: “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Integra dhe Admovere u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimave civile të luftës. /Kosovapress
The post Masakrat e luftës në Kosovë/ Organizatat OVL-UÇK kundër ekspozitës, paralajmërojnë protestë appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.