☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,406 ▼ -0.74% ETH $1,997 ▼ -1.22% XRP $1.3222 ▼ -1.75% SOL $81.7700 ▼ -1.91%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Masakrat në Irak, dënime të rënda mercenarëve amerikanë

Një ish-anëtar i kompanisë private ushtarake amerikane “Blackwater” është dënuar me burgim të përjetshëm dhe tre të tjerë me nga 30 vjet burg për një masakër të ndodhur në vitin 2007 në Irak, ku mbetën të vrarë 14 civilë vendas.

Nicholas Slatten dhe tre të tjerë u dënuan vitin e kaluar, konkretisht për masakrën e ndodhur në Sheshin Nisor të Bagdadit, ku 17 irakenë të tjerë mbetën të plagosur.

Kontraktorët hapën zjarr masivisht për të hapur rrugën për kalimin e një autokolone amerikane. Ngjarja shkaktoi reagim ndërkombëtar dhe një debat mbi rolin e kontraktorëve ushtarakë në luftë.

Nicholas Slatten u përball me akuzën e vrasjes, ndërsa të tjerët për akuza të shumta për vrasje pa paramendim, vrasje të mbetur në tentativë dhe përdorim armësh zjarri.

Në një gjykatë në Uashington, kontraktorët Paul Slough, Evan Liberty dhe Dustin Heard u dënuan deri në 30 vjet burg secili për përfshirje në masakër.

Personat në fjalë kishin kishin deklaruar se ishin ndodhur nën sulmin e rebelëve, por prokurorët e çështjes argumentuan se ajo që ndodhi ishte një veprim i paprovokuar ndaj civilëve.

Vendimet u shpallën pas një seance gjyqësore që zgjati një ditë, në të cilën të pandehurit pretenduan për pafajësinë e tyre, me avokatët që i përfaqësonin që u munduan më kot t’i mbronin.

Prokurorët nga ana e tyre insistuan se dënimet duhet të ishin edhe më të rënda, për shkak se tre ish-kontraktorët nuk shprehën kurrë pendesë për veprimet e tyre.

Familjarë të shumtë të viktimave dhe dëshmitarë të ngjarjes së 8 viteve më parë kishin udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur fazën finale të procesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.