☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 89.06 ▼6.03%
ARI 5,204 ▲1.97%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

Një vendim i rëndësishëm pritet të ndikojë praktikën gjyqësore në fushën penale në Shqipëri. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, në lidhje me vendimin që lidhet me masat e sigurimit personal.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo nismë synon të garantojë një praktikë gjyqësore më të njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe me parimet e Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht sa i përket kufizimit të lirisë personale.

Ky hap shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë për të kërkuar ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar.

Në kuadër të kësaj procedure, seanca publike për shqyrtimin e çështjes është caktuar të zhvillohet më 9 prill në orën 09:30.

“Vendim i rëndësishëm për praktikën gjyqësore në fushën penale

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, mbi masat e sigurimit personal.

Qëllimi është të sigurohet një praktikë gjyqësore më e njëtrajtshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe ato të Konventës Evropiane për kufizimin e lirisë personale.

Ky vendim shënon gjithashtu ushtrimin për herë të parë, të kompetencës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale për ndryshimin e pjesshëm të një praktike të njësuar.

Seanca publike do të zhvillohet në datën 9/04/2026, ora 9.30”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.