Mayweather fituesi i duelit të shekullit
Boksieri amerikan, Floyd Mayweather, është kampioni i unifikuar i boksit botëror, pasi ka mposhtur në “duelin e shekullit” boksierin filipinas, Manny Pacquiao.
MGM Grand Garden Arena ishte stërmbushu nga 18 mijë shikues që paguan mijëra dollarë bileta për të shikuar këtë duel.
Dueli vleu mbi 500 milionë dollarë dhe pritshmëritë ishin të mëdha.
Dhe, ia ka vlejtur. Fillimi i duelit i takoi Mayweatherit që u mbrojt me sukses, mirëpo pas raundit të tretë, gjithçka ndryshoi.
Ishte Pacquiao ai që lansoi disa goditje të fuqishme duke e dominuar ndeshjen me shpejtësinë e tij dhe goditjet e fuqishme.
Mbrojtja e Mayweather nuk pati sukses deri në fund të takimit, kur trajneri i dha urdhër që të sulmonte, por sërish amerikani u tregua i kujdesshëm.
Në dy raundet e fundit e fundit ishte Pacquiao ai që kërkoi ta mbaronte ndeshjen me KO, por megjithatë Mayëeather arriti që të mbrohej mirë dhe dueli u desh që të vendosej nga gjyqtarët.
Në fund falë pikëve të gjyqtarëve u shpall fitues Floyd Mayweather, i cili tash i ka të gjitha titujt e botës në kategorinë e lehtë në boks.
Floyd Mayweather vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesioniste, dukeu shpallur për herë të 12-të kampion i botës.