☁️
Tiranë 22°C · Vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 91.66 ▲3.83%
ARI 4,142 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $83,002 ▼ -1.36% ETH $2,570 ▼ -1.78% XRP $1.4083 ▼ -4.33% SOL $115.0600 ▼ -2.99%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.66 ▲3.83 % ARI 4,142 ▲0.04 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.66 ▲3.83 % ARI 4,142 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në Kuvend-Miratojnë me 114 vota pro projektrezolutën mbi procesin e integrimit

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat sot në Kuvend duke miratuar projektrezolutën mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Rezoluta u miratua me 114 vota pro dhe 1 abstenim. Deputeti që abstenoi ishte Bujar Leskaj nga Partia Demokratike.

Miratimi i rezolutës shënon një moment të rëndësishëm konsensusi politik në një periudhë kur përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike janë të theksuara.

Dokumenti parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhimin e përbashkët të institucioneve dhe forcave politike për të avancuar procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Rezoluta thekson nevojën për një dialog politik e shoqëror me synim krijimin e një konsensusi kombëtar rreth prioritetetve europiane.

Përveç miratimit të rezolutës Kuvendi ka miratuar edhe projektvendimin për zgjedhjen e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa.

“Para se të fillojmë me rendin e ditës, siç jeni në dijeni, në seancën e datës 7 maj 2026 u miratua projektvendimi për zgjedhjen e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Me shumicë votash nga të gjithë anëtarët e Kuvendit u zgjodh zonja Genta Tafa. Në bazë të nenit 23, pika 3 e ligjit nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi” (i ndryshuar), para marrjes së detyrës, Komisioneri bën betimin para Kuvendit. E ftoj zonjën Genta Tafa të futet në sallë”, tha Peleshi.

Ndërkaq, opozita e ka kundërshtuar zgjedhjen e saj, përmes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi: “Një njeri që ka diskriminuar veriun nuk mund të jetë komisionere për Diskrimimin…”

Megjithatë, Tafa ka lexuar formulën e betimit sipas rekomandimit të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do të mbroj kurdoherë parimin e barazisë në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërisë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.