☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,075 ▲ +0.03% ETH $2,260 ▲ +0.51% XRP $1.3533 ▼ -0.12% SOL $84.8200 ▲ +0%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mbahet mbledhja e KSK-së, Kosova e përkushtuar kundër terrorizmit

E drejtuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt të hënën mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ndërsa në këtë takim u shpreh vendosmëria e Kosovës për të qenë pjesë aktive e angazhimeve të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit.
Gjatë takimit, u shqyrtua Draft-Strategjia Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Mustafa vlerësoi faktin se draft-strategjia që po hartohet është mjaft gjithëpërfshirëse dhe se ajo përbën një nga instrumentet përmes të cilës do të adresohen angazhimet e Kosovës në këtë drejtim.

Duke theksuar se ekstremizmi i dhunshëm përbën sfidë për të gjitha vendet e botës demokratike, kryeministri Mustafa shprehu vendosmërinë e Kosovës për të qenë pjesë aktive e angazhimeve të botës demokratike, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër këtyre dukurive.

Draft-Strategjia Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm mori përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe ajo pritet të aprovohet në një prej takimeve të radhës të Qeverisë së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.