☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.68 ▼0.85%
ARI 4,431 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,600 ▼ -3.18% ETH $2,053 ▼ -4.65% XRP $1.3629 ▼ -2.77% SOL $86.1700 ▼ -5.21%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.68 ▼0.85 % ARI 4,431 ▲1.25 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.68 ▼0.85 % ARI 4,431 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbarojnë efektet sezonale, euro drejt 137 lekë, por nuk pritet të rritet më shumë

Monedha e përbashkët euro u këmbye sot me 136.6 lekë, duke shënuar rritje të vazhdueshme përgjatë ditëve të para të këtij viti, dhe duke iu larguar nivelit më të ulët nga viti 2009, të arritur në dhjetor, duke u këmbyer deri në 134.4 lekë për euro.

Sipas aktorëve të tregut, rritja e euros ishte e pritshme pas përfundimit të efekteve sezonale të dhjetorit (rritja e fluksit të emigrantëve, e shoqëruar këtë vit nga një ofertë e pazakontë e lartë në euro, apo dhe pagimi i taksave nga bizneset, që thyejnë valutë për sigurimet dhe TVSH-në).
Edhe rritja e janarit sipas ekspertëve të fushës vjen si pasojë e efekteve sezonale. Disa prej arsyeve janë oferta e shtuar në lekë nga xhiro e stimuluar në festat e fundvitit. Gjithashtu, emigrantët kanë tërhequr me vete të ardhurat e gjeneruara në vend (qira, pensione), të cilat i këmbejnë në euro.

Historikisht, fundi i muajit janar dhe mesi i muajit shkurt, ka qenë periudha në të cilët monedha euro ka pasur çmimet më të larta të këmbimit. Megjithatë, në raport me të njëjtin vit më parë, euro mbetet e nënvlerësuar. Në të njëjtën datë një vit më parë, sipas kursit të bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët këmbehej me 138.5 lekë, rreth 2 lekë më shumë se sot. Ndërsa nivelin më të lartë të këmbimit e ka pasur 139.45 lekë, po gjatë muajit janar.
Ekspertët paralajmërojnë një normalitet të ri për raportet e këmbimit të monedhës vendase me lekun. Ata parashikojnë që çmimi i këmbimit të monedhës euro mund të shkojë deri në nivelet 137 lekë për 1 euro, por kurrsesi të kapë nivelet e një viti më parë. Në rast se arrihet çmimi i këmbimit prej 137 lekësh, ekspertët paralajmërojnë se në verë do të përballemi përsëri me monedhën vendase të forcuar, ku niveli i këmbimit mund të arrijë rreth 133 lekë për 1 euro. Sipas tyre është projekti TAP që pritet të sjellë valutë në vend përgjatë këtij viti.
Muajt e fundit, gjithmonë midis datës 14 dhe 20, u konstatua një rënie e euros, teksa kompanitë (përfshirë TAP) nxitonin të thyenin valutën për të paguar sigurimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.