☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.09 ▲2.46%
ARI 4,555 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,385 ▲ +1.18% ETH $2,047 ▲ +2.22% XRP $1.3558 ▲ +1.6% SOL $83.6400 ▲ +1.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.09 ▲2.46 % ARI 4,555 ▲0.67 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.09 ▲2.46 % ARI 4,555 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Mbërrin në Tiranë Presidentja e Komisionit Europian, pritet nga kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Prishtinës, ka mbërritur këtë pasdite në Tiranë, për një vizitë zyrtare.
Von der Leyen u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në orën 15:45 zyrtarja e lartë e BE do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri, ndërsa në orën 16:30 do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrin Edi Rama.
Më herët gjatë ditës, von der Lyen takoi krerët e shtetit të Kosovë, ku theksin e diskutimeve e vuri te çështja e targave.

Teksa kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e afatit të caktuar nga qeveria për konvertimin e targave nga qytetarët serbë, shefja e BE-së bëri thirrje për respektimin e rregullave.

“Mendoj që është e shumë e rëndësishme që rregullat duhet të respektohen. Nëse ka tranzicion duhet të jetë i lehtë dhe gjithëpërfshirëse, por e këto duhet të zgjidhen në dialog”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Gjatë vizitës tri ditore në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, qëndroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut.

Në takimet e veçuara me kryeministrin Kovaçevski dhe Presidentin Pendarovski, von der Leyen dha mbështetje ndaj Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në BE dhe tejkalimin e krizës së energjisë, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Presidentja e Komisionit të BE von der Leyen përcolli edhe mesazhet politike të Brukselit për mënjanimin e pengesave në hapjen e kapitujve me BE-në.

Duke folur për krizën energjetike, von der Leyen tha,  se beson që kriza do të kapërcehet dhe se vendet e rajonit do të kenë mbështetjen e BE-së. “Së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë. Ne do ta kapërcejmë krizën energjetike me grante prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht do të vazhdojmë me grantet. Kjo mbështetje do të vazhdojë përmes një plani investimi me turbina eolike dhe lidhjes me gaz me Serbinë dhe Kosovën”, ka deklaruar von der Layen.

Pas vizitës në Tiranë, zyrtarja e lartë e BE-së do të shkojë në Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.