☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.50 ▼0.46%
ARI 4,213 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,331 ▲ +0.18% ETH $1,751 ▲ +1% XRP $1.1389 ▼ -0.86% SOL $74.3600 ▲ +1.36%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.50 ▼0.46 % ARI 4,213 ▼0.78 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.50 ▼0.46 % ARI 4,213 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Mbështetja financiare për studentët, përcaktohen degët që përbëjnë prioritet kombëtar, nota mesatare

Arsimi, arte dhe humanizëm, shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë, inxhinieri, prodhim dhe ndërtim, bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari, shpallen nga qeveria si programe studimi, të cilat do të përbëjnë prioritet kombëtar.

Bazuar në këto fusha të gjera studimi, të cilat më pas detajohen edhe në programe studimi, ministria e Arsimit do tu sigurojë studentëve që do të ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë mbështetje financiare.

Nota mesatare për të përfituar

Studenti, i cili do të zgjedhë të ndjekë një prej programeve të studimit të mësipërme, që përbën edhe prioritet kombëtar, me qëllim vijimin e financimit, duhet të ruajë notën mesatare, jo më pak se 9.5 gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve të ciklit të parë dhe të dytë ose gjatë ndjekjes së studimeve të integruara të ciklit të dytë në institucionin publik të arsimit të lartë.

Përzgjedhja e studentëve përfitues do të kryhet në bazë të renditjes, sipas notës mesatare/vendit të renditjes në olimpiada ndërkombëtare dhe fondit në dispozicion për vitin përkatës financiar.

Përzgjedhja e studentëve përfitues

Ministria e Arsimit detajon informacionin duke nënvizuar se përzgjedhja e studentëve përfitues për programet e studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar, do të bëhet sipas kuotave të miratuara çdo vit për mbështetje financiare, për çdo IAL publike, nga ministri përgjegjës për arsimin dhe fondit në dispozicion për vitin përkatës financiar.

Institucionet publike të arsimit të lartë i caktojnë këto kuota me vendim të Senatit Akademik për çdo program prioritar që ato ofrojnë, në përpjesëtim të drejtë me numrin e studentëve për çdo program dhe i përzgjedhin ato në bazë të renditjes, sipas notës mesatare në pranim, nëse numri i kërkuesve është më i madh se kuotat e ofruara.

Më pas vendimi i Senatit Akademik për shpërndarjen e kuotave për çdo program dhe për përzgjedhjen e studentëve përfitues i njoftohet ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.