Politika

“Mbetjet” marrin 63 vota. 27 kundër dhe 4 abstenime. Debate të ashpra në Parlament, protestë jashtë godinës

Kuvendi miratoi me 63 vota ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pas debateve të ashpra në Kuvend, ligji kaloi me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenime. Gjithashtu, është miratuar edhe amandamenti i LSi-së, që shoqëria civile të ketë akses në importin mbetjeve.
Më herët, kryeministri Edi Rama radhiti në seancën plenare të së enjtes një sërë arsyesh në mbrojtje të ligjit të importit të mbetjeve.
Ai tha se ligji është diskutuar për më shumë se një vit me radhë me grupet dhe shoqatat e interesit. Ligji, tha Kryeministri, garanton ruajtjen e mjedisit dhe këtë ai e argumentoi edhe me qëndrimin e ambientalistëve, që sipas tij, jo vetëm që nuk janë kundër, por e mbështesin këtë.
Rama tha se do të jenë vetëm tre pika doganore të përcaktuara ku do të lejohet importi i mbetjeve për të patur një kontroll më të mirë të tyre, ndërsa akuzave të opozitës iu përgjigj duke thënë se laboratori i analizave financohet nga BE.
“BE nuk do të financonte me paratë e taksapaguesve të vet një laborator të standardeve më të fundit për këtë punë. Ju mendoni se BE do të financonte një laborator për marrëzitë që thoni ju këtu?!
Ligji do të ketë efekte pozitive edhe në buxhet, pasi Kryeministri deklaroi se për çdo kilogram mbetje të importuar do të ketë një taksë 100 lekë të rinj dhe për çdo kilogram të grumbulluar brenda vendit 50 lekë të rinj.
Rama bëri edhe një krahasim me vendet e rajonit.
“Asnjë vend i rajonit nuk e ka të lidhur importin e këtyre mbetjeve të gjelbra me licencën dhe infrastrukturën. Në ato vende mund të marrësh një licencë dhe të bësh këtë për t’i shërbyer industrisë dhe këtu nuk e bën dot. Këtu, nëse ke fabrikën të licencuar nga BE, mund të marrësh licencën që fabrika të realizojë të gjithë orët e punës së përcaktuar”, u shpreh ai.
Por Partia Demokratike thotë se ligji i shërben vetëm mafias në formën e paraqitur në Kuvend, ndaj Paloka tha se opozita nuk do ta votojë atë.
“Edhe LSI me amendamentin që ju ka bërë shpreh mosbesimin që ka tek kjo Qeveri për të kontrolluar importin e mbetjeve”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button