☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.98 ▲1.84%
ARI 4,506 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,950 ▲ +0.63% ETH $2,154 ▲ +0.09% XRP $1.4027 ▼ -0.44% SOL $91.0500 ▲ +0.15%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.98 ▲1.84 % ARI 4,506 ▼1.02 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.98 ▲1.84 % ARI 4,506 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

“Mbetjet”, Rama me Shoqatën e Ricikluesve: Ligji ynë bën diferencën

Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar paraditen e kësaj të hëne me përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve, ka deklaruar se, ligji i ri i miratuar këtë muaj në Parlament nuk është njësoj me atë të anuluar në vitin 2013.

Në fjalën e tij gjatë këtij takimi, Rama ka renditur edhe tre pikat që përbëjnë sipas tij ndryshimin mes dy ligjeve.

“Së pari, ligji që ne anuluam ishte një ligj që krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje, pra mbeturina të pariciklueshme; së dyti lejonte liçencimin e çdo lloj subjekti kërkues për import mbetjesh; së treti, aplikohej në një kontekst krejtësisht të paqëndrueshëm”, ka thënë Rama.

Sipas tij, “ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim në raport me industrinë e riciklimit, ai i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe t’i importojnë ato”.

“Kaq, ky është thelbi, të tjerat janë spekulime”, ka thënë Rama. Ai ka theksuar se, para se të miratohej ligji i ri, Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që nuk u njihte fabrikave vendase të industrisë së lehtë të riciklimit të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj.

“Miratimi i këtij ligji e vendos Shqipërinë në përputhje me direktivën 1013 të BE mbi menaxhimin e mbetjeve të gjelbërta. Është një hap që ka vetëm të mira publike dhe pa dyshim sjell një energji të re për një industri që ne jemi të vendosur ta zhvillojmë, pasi pa të nuk mund të përfytyrojmë një Shqipëri më të pastër”, ka deklaruar Rama.

“Çfarë kemi bërë ne është e drejta e kompanive dhe strukturave tona të riciklimit të importojnë lëndë bazë letre, alumini, plastike dhe mbetje drusore, të gjitha mall me vlerë në treg, që shitet e blihet njësoj si mallrat e tjera”, ka saktësuar kreu i qeverisë.

Ai është shprehur se, “deklarata se Europa do të sjellë plehrat në Shqipëri është komplet një gënjeshtër”. “Ligji aktual është ligji më i kufizuar edhe në raport me direktivën, po të krahasohemi me Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë”, ka vijuar Rama.

Ai ka sqaruar se, “Europa i shet këto mbetje sepse janë mbetje që riciklohen dhe kthehen në treg” dhe ka nënvizuar se për ngritjen e strukturave ricikluese janë investuar 273 milionë euro.

Për shmangien e abuzimeve, ka shtuar kryeministri, do të vihen nën veprim inspektoriatet dhe oficerë të trajnuar të doganave dhe tatimeve.

“Kjo industri do të sjellë rritjen e vendeve të punës me 1 mijë njësi dhe një impakt pozitiv në ekonomi”, ka shtuar Rama.

Edhe kjo industri, siç ka thënë Rama, do të menaxhohet përmes skemës së Partneritetit Publik-Privat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.