Bota
Mbi 170 të vdekur nga shpërthimi i cisternës së naftës në Sudanin e Jugut
Ka shkuar në 176 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm i një cisterne nafte në Sudanin e Jugut gjatë ditës së enjte.
Shpërthimi ndodhi teksa disa persona po përpiqeshin të merrnin naftë nga një kamion-cisternë, i cili kishte dalë na rruga.
Fillimisht u raportuar për rreth 85 viktima, por më pas autoritetet mjekësore thanë se numri i viktimave ka shkuar në mbi 170 persona, ndërsa mbi 50 janë të plagosur.
Një prej zyrtarëve vendas tha se shoferi i kamionit shkoi në qytetin më të afërt për të kërkuar ndihmë, ndërsa banorë të zonës shkuan të merrnin naftë. Megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.