Ekonomia

Mbi 30 kompani serbe prezantojnë potencialet për bashkëpunim në Shqipëri

-Një vizitë mes stendave të pavjonit serb në edicionin e 21-të të Panairit “Klik Ekspo Group”-

Panairi-Klik-Ekspo-Group-pavioni-kinez-Foto-Agim-Dobi-3Prezenca e kompanive serbe në edicionin e 21-të të Panairit “Klik Ekspo group” është rritur këtë vit. Pavjoni i Republikës së Serbisë, i cili ndodhet në qendër të katit parë të panairit “Klik Ekspo Group” ofron produkte nga mbi 30 prodhues të materialeve elektrike, makinerive të industrisë agroshqimore, tekstile, materialeve të ndërtimit.

Kompanitë serbe kanë mbi 10 vite bashkëpunim me panairin “Klik Ekspo group” dhe këmbëngulja e nxitja e marrëdhëieve tregtare, tregojnë edhe në edicionin e 2014-ës për vlera që kmbëhen mes dy popujve edhe përmes biznesit e kulturës.

Panairi “Klik Ekspo group” shihet nga kompantë serbe si një mundësi mjaft interesante për të shtrirë biznesin e tyre dhe në Shqipëri. Duke ecur në stendat e pavjonittë Serbisë në panairin “Klik Ekspo Group” sihen një numër i madh kompanish që përfshijnë sektorë të ndryshëm.

Aty mund të shohësh që nga kompania e marketingut “Velexpo”, e cila mundëson ardhjen e shuëm kompanive të tjera sereb në panair, tek kompania e trasformatorëve matës Zajeçar, e cila merr pjesë për herë të parë. Në pavjonin serb mund të vizitosh edhe kompanitë ushqimeve shtazore “Feedmix”, apo kompani agro-bujqësore si ‘Agros”.

Një pjesë e rëndësishme e pavjonit të Serbisë në panairin “Klik Ekspo Group” është prezantimi i kuzhinës serbe dhe i produkteve ushqimore. Zbarkimi gastronomik i kuzhinës serbe në Shqipëri duket se ka qenë i suksesshëm dhe në pak kohë ata kanë krijuar tashmë klientelën e tyre, të cilët preferojnësum ushqimet dhe produktet ushqimore serbe.Panairi-Klik Ekspo Group  (pavioni serbia) Foto Agim Dobi (1)

Gjithashtu në këtë pavjon merr pjesë me një stendë edhe dhoma rajonale e tregtisë së qytetit Krusevac. Në panair ka edhe shuëm kompani nga biznesi i ndërtimi dhe infrastrukturës si ‘Urban-technics’, nga industria epërpunimit të drurit dhe hekurit si ‘Irkom”, kompania e e përpunimeve plastike “Europlast dinic”.

Pjesë e panairit është edhe fabrika e vajrave ‘Dinara Oil” e cila tregton një shumëllojshëmri vjrash për makina apo për mekanikën bujqësore.

Në pavjonin e Serbisë gjithashtu ka stendën e saj edhe kompania “Feman”, me 21 vjet traditë. “Feman” është fabrika më e madhe prodhuese e pajisjeve kabllore në Ballkan me më tepër se 1500 lloje produktesh. “Feman” është themeluar në vitn 1985. Duke pasur prasysh se gjendet në Jagodinë, në qytetin e kabllove, kujdes i veçantë i jepet programit për podhimin e pajisjeve kabllore dhe veglave.

Rritje e numrit të kompanive serbe që prezantohen në Panairin “Klik Ekspo Group”

Panairi-Klik Ekspo Group  (pavioni serbia) Foto Agim Dobi (2)Dusan Jerkoviç, përfaqësuesi i kompanisë së marketingut “Vel Expo” që ka mundësuar ardhjen e kompanive serbe në panirin “Klik Ekspo Group”, shprehet se këtë vit është rritur numri kompanive serbe në panirin “Klik Ekspo Group”, dhe se janë mbi 30 kompani pjesmarrëse këtë vit në panair.

“Çdo vit në Panairin “Klik Ekspo Group” ne kemi mbi 30 kompani serbe. Edhe këtë vit kemi mbi 30 kompani. Ato janë të fushave të ndryshme që nga elektriciteti, energjia, ndërtimi, agro-produktet, produktet ushqimore, kompani të përpunimit të drurit dh hekurit. Kmei shumë lloje kompanish, si kompani që kanë vite që gjeden me biznesin e tyre në Shqipëri, po ashtu edhe kompani që vijnë për herë të parë të prezantohen në panairin “Klik Ekspo Group”, shprehet Jerkoviç.

Sipas Jerkoviç, “Kompanitë planifikojnë të gjejnë partnerë të mië dhe të bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare. Gjithashtu këtu ka dekompani shqiptari qëbashkëunojnë me kompanitë serbe dh qëkanë shtrrë biznesin e tyre në Serbi. Kemi një bashkëpunim të mirë me kompanitë shqiptare”.

“Të dy shtetet kanë nënshkruar marrëveshjen CEFTA me njëra-tjetrën, pra biznesi mund të bëhet pa barriera doganore. Kjo është një lehtësi e madhe”, thekson Jerkoviç.

Në panairin “Klik Ekspo Group” prezantohet bashkëpunimi i kompanive shqiptare dhe serbe

Bashkëpunimi mes kompanive shqiptare dhe atyre serbe në fushën e blegtorisë përfaqësohet nga kompanitë “Istrefi Komapny” dhe Jomapeks, të cilat janë të specializuara në ndërtimin e fermave blegtorave dhe tregtimin e produkteve blegtorale.Panairi-Klik Ekspo Group  (pavioni serbia) Foto Agim Dobi (3)

Selim Istrefi, Drejtori i kompanisë ‘Istrefi Company’ shpjegon se, kjo kompani ka ekskluzivitetin e prodhimeve të kompanisë Jomapeks në Shqipëri.

“Ne përfaqësohemi në këtë panair me prodhime për ndërtimin e fermave blegtorale. Me produkte për ushqimin e pulave, derrave dhe për lopë. Përfaqësohemi dhe me kompaninë ‘Jomapeks’ nga Novi Sadi, një partner i joni prej disa vitesh në ndërtimin e stallave , ndër më të specializuarat në Serbi dhe në Ballkan. Gjithashtu kemi dhe produkte për kafshë nga kompania gjermane SANO, gjithçka nën moton e kompanisë tone, “Gjithçka për blegtorinë”.

Duke folur për panairin e Klik Ekspo Group z. Istrefi u shpreh se, “të gjithë panairët i shërbejnë punës, por ky i sivjetshmi është ndër panairet më të suksesshme që është hapur këtu në Tiranë edhe pjesmarrja e të interssuarve është shuëm e madhe. Deri tani kemi lidhur disa kontrata për ndërtime fermash për pula dhe një për derra në Sarandë. Domethënë panairi i sivjetshëm është shumë i suksesshëm”.

Z. Istrei u shpreh se mendon rikthimin në Panairin e “Klik Ekspo Group” për vitin tjetër. “Patjetër që mendojmë të rikthehemi sërish në këtë panair, pasi një pjesë e mirë e popullsisë po i rikthehen blegtorisë. Ne eshohim me optimizëm. Kjo vjen dhe nga politikat e qeverisë në drejtim të blegtorisë dhe kjo është shumë e mirëpritur nga fermerët dhe nga blegtorët dhe mendoj se prodhimi blegtoral do të rritet vitin e ardhshëm mbi 50%”.

Ndërsa presidenti i kompanisë ‘Jomapeks’, Jovan Makitan theksoi se, kjo është hera e tretë që komapnia serbe prezantohet në Panairin e “Klik Ekspo Group”.

“Jemi këtu për të tretën herë. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ‘Istrefi Company’ këtu në Shqipëri. Nëpërmjet këtij Panairi kemi mundësi të shumta për të rritur bashkëpunimin tonë në Shqipëri, për të shitur produktet tona”, tha Makitan.

Duke folur për Panairin “Klik Ekspo Group”, Makitan u shpreh se, “ky është një panair tradicional dhë është vendi i duhur për të prezantuar produktet dhe duke qenë se mbahet në kryeqytetin shqiptar vizitohet nga shumë njerëz, që janë të interesuar për produktet e firmave këtu si dhe për të lidhur kontrata të reja”.

Panairi-Klik Ekspo Group  (pavioni serbia) Foto Agim DobiMakitan gjithashtu theksoi se mendon të rikthehet sërish në këtë panair. “Mendojmë të rikthehemi sërish në Panairin e vitit të ardhshëm, pasi kushtet janë mjaft të mira dhe të favorshme për biznesin tone”, tha Makitan.

Kompania Jomapeks instalon pajisjet për ndërtimin e fermave për shpendë, derra lopë etj. Këto ferma kanë ventilim, ngrohje dhe ftohje që janë procese thelbësore të edukimit të shpendëve, lopëve dhe derrave.

Fabrika e transformatorëve matës (FMT) Zajeçar kërkon partner në Shqipëri nëpërmjet panairit “Klik Ekspo Group”

Njëra prej komapanive serb që ka stendën e saj në pavjonin e bizneseve të Serbisë është Fabrika e transformatorëve matës (FMT) Zajeçar. Për këtë kompani që ka 40 vjet në treg, kjo është hera e parë në Panairin “Klik Ekspo Group”.

Srdjan Petroviç, menaxheri i eksporteve në fabrikën e transformatorëve matës (FMT) shpjegon se arsyeja e pjesmarrjes në Panairin “Klik Ekspo Group” është nevoja për të gjetur partner të ri bashkpunimi në Shqipëri.

“Kjo është hera e parë që jemi duke marrë pjesë në këtë panair dhe deri tani jemi mjaft të kënaqur. Panairi është organizuar shumë mirë, është pastër, çdo gjë është në rregull dhe kemi impresione pozitive”, thotë Petroviç, teksa sqaron se “kompania jonë nuk është shtrirë ende në Shqipëri. Prandaj jemi këtu, po shohim për partner dhe mundësi bashkëpunimi”.

“Po planifikojmë ta zgjerojmë biznesin tonë në Shqipëri. Fabrika jonë është në Zajeçar vetm 500 km larg Shqipërisë. Me një traditë të gjatë prej më shumë se 40 vite. Prandaj mendojmë se mund të jemi konkurrues me çmimet tona dhe gjithçka tjetër”, shprehet Petroviç.

Duke shpjeguar profiling e fabrikës FM, Petroviç thekson se, “Fabrika e transformatorëve matës (FMT) Zajeçar sh.p.k. është themeluar në vitin 1969. Gjatë më shumë se 40 vitesh pranie në tregun e pajisjeve elektrike kemi përmirësur përherë cilësinë dhe kemi zgjeruar asortimentin e produkteve tona. Duke i kombinuar diturinë torike, prvojën praktike dhe teknologjitë moderne, kemi arritur që të zgjdhim shumë probleme teknike që shfaqen në sistemet elektrike dhe kështu t’u përgigjemi kërkesave të konsumatorëve tanë, Produktet tona janëtreguar si afatgjatë dhe stabël në të gjiha llojet eeksploatimit”.

Në vitin 2000, shpjegon Petroviç, “FMT ka çertifikuar punën e vetë me kërkesat e standardit ISO- 9001, dh që nga viti 2014 edhe me standardet ISO-14001, ISO-18001 e ISO-27001, gjë që është gjithashtu garanci e cilësisë e punës së fabrikës si dhe të gjithë produkteve”.

Kompania e ushqimeve shtazore “Feedmix”, për herë të parë në panairin “Klik Ekspo Group”

Përfaqësuesi i kompanisë “Feedmix” Besnik Krajku shpjegon se kjo kompani merr pjesë për herë të parë në panairin “Klik Ekspo Group”.

Kompania ende nuk është shtrirë në Shqipëri dhe e sheh këtë panair si një mundësi të mirë për të gjetur partnerë për të bashkëpunuar me biznesin shqiptar.

Duke folur për kompaninë “Feedmix”, Krajku shpjegon se, “Feedmix prodhon premikse vitamin mineralesh për të gjtha llojet dhe kategoritë ekafshëve. Gjithashtu prodhojmë edhe premikse sipas kërkesave të ndryshme të blerësve dhe kështu u përgigjemi të veçantave të çdo blerësi veç e veç, në varësi nga lloji, kategoria dhe mosha e kafshëve karakteristikat e kushteve ambientale në fermat e blerësve, gjendjen e objekteve stinën e vitit etj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button