Mblidhet Kuvendi për pr/ligjin e arsimit të lartë, Nikolla: Procesi ka qenë gjithëpërfshirës
Seanca e posaçme e Kuvendit për projektligjin e arsimit të lartë nisi me fjalën e ministres së Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla
Pasi renditi një sërë shkeljesh të gjetura kur mori detyrën në krye të institucionit që drejton, Nikolla tha se, ka një mundësi mes mazhorancës dhe opozitës që ta miratojnë me konsensus këtë projektligj.
Sipas saj, drafti i dorëzuar në Kuvend për miratim është produkt i një procesi të gjatë dhe gjithpërfshirës, ku dy kahet e politikës nuk u përfshinë.
“Është një ndër reformat e vetme ku as mazhoranca dhe as opozita nuk kanë ndërhyrë në punën e komisionit”, tha Nikolla.
Por projektligji has në kundërshtimin e një grupi pedagogësh dhe studentësh, që sipas ministres Nikolla po shantazhojnë Kuvendin më kot.
“Nuk mund të na ndalë një grup i vogël që përpiqen të shantazhojnë Kuvendin se nëse kalon ky projektligj sot, atëherë është fundi i arsimit të lartë. Të nderuar profesorë dhe pedagogë, më keq se ç’ka qenë dhe ç’e keni bërë nuk do të bëhet më”, deklaroi Nikolla.
Më tej ministrja e Arsimit u ndal te disa pika të ligjit, që nga e drejta e studimit, që tha se u garantohet të gjithë të rinjve që dëshirojnë të ndjekin studimet e lartë, puna akademike dhe çështja e financimit.
“Sot kuvendi do të botojë ligjin e hartuar nga një grup pedagogësh, ekspertësh.Ky projekligj është konsultuar me të gjitha grupet e interesit dhe me ekspertë të huaj. Kjo është një formë e re për arsimin, nuk është një reformë e partisë në pushtet për të ndarë privilegje. Nuk di se në cilin ligj janë realizuar mbi 30 forume dhe debate, duke marë përsipër sugjerimet e grupeve të interesit, si dhe dhjetra debate dhe shkrime të ndryshme dedikuar këtij pr.ligji. Kurrë më parë nuk ka pasur më shumë respekt për një dokument të tillë. Kurre më parë,drafti i është shpërndarë universiteteve për të diskutuar’, tha Nikolla.
Nikolla gjatë fjalës së saj , nënvizoi se ky projekligj është i papolitizuar. “Më lejoni të them 2 fakte. Vetëm herën e parë, Universiteti i Tiranës, ka dërguar 200 faqe komente, ndërsa herën e dytë 6 faqe , nga një faqe për universitet ku janë marë parasysh sugjerimet e tyre. Kjo është reforma më e papolitizuar, as maxhoranca as opozita nuk ka ndërhyrë në hartimin e pr.ligjit. Nuk ka ligj, ku llogorja e partisë duhet lënë jasht, është ky moment ndaj në rspekt të secilit prej jush, të kemi shancin që këtë ligj ta kalojmë më konsensus. Ky ligj është një vizion krejt i ri. Na duhet te themi të vërtetëten e arsimit, sot sistemi ka nevojë për reformim. Ne morëm përgjegjësi edhe në lidhje me sistemin e studentëve pjesë e universiteteve të mbyllura, pas kontrollit të bërë nga Mas.
Nikolla vuri theksin tek komunikimi i munguar prej shumë vitesh, që tanimë është prezente në raport me universitetet. “Kemi instaluar një komunikim të munguar prej shumë vitesh,ku përgjiësia qëndron në respektin dhe dëgjimin e çdo opinioni. Janë këto arsyet dhe vlerat që unë besoj në çdo rast. Më keq se ka qënë arsimi i lartë nuk ka ku të shkojë. Fundi i sistemit part-time nuk është fundi i arsimit pasi sistemi part-time është një industri parash dhe jo dijesh.
Sakaq, Ministrja Nikolla u shpreh se “dua te ftoj për përgjeshmëri më të madhe. Ky ligj nuk çon para ne universitete private dhe i jep prioritet studentëve ekselentë. Ne besojme se arsimi është një e mirë publike. Cilesia, transparenca dhe pergjeshmeria do te jene kryesore te kasaj reforme, ku pjesë e reformës do të jeni të gjjithë ju’, sqaroi ministrja Nikolla.
Tabaku: Ky projektligj e gjunjezon arsimin në duart e një grupi oligarkësh
Nga ana e saj , Deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se, “ky projektligj e gjunjezon arsimin në duart e një grupi oligarkësh. Është një projektligj antikushtetues”. Sipas saj, ky pr/ligj është klientelist, diskriminues dhe anti-sociale. Pasi familjet që nuk kanë mundësi për të arsimuar fëmijët e tyre do të diskriminohen. Mas kërkon të kontrollojë universitette dhe nuk krijon mundësi të barabartë, pasi fondet do të shkojnë drejtë në privat.
Ministrja Nikolla replikoi me Tabakun, duke e sfiduar publikisht për të thënë të vertëtat që sipas Tabakut ky pr.ligj lidhet me klientelistët. “Ju gënjyet fund e krye. Ju lutem, tregoni kush janë klientelistet kush janë oligarkët, më mundi publikisht. Ju ftoj publikisht, të më sfidoni për etiketimet që janë të pavërtete.Kujdes me të vërtetën”.
Hysi: Ky ligj bën një reformim total të arsimit të lartë
Ndërsa për deputeten e PS, Vasilika Hysi tha se ky ligj bën një reformim total të arsimit të lartë. “Më lejoni të ndalem në risinë që sjell ky projektligj. Për shumë vite, ka pasur programe mekohë të pjeshme, për ta përdorur këtë për të zënë pozieconetë larta. Ka pasur masivizim dhe numër të lartë të studentëve”, tha Hysi.
Sipas Hysi-t, “ky projektligj bëhet për të gjithë studentët dhe jo për maxhorancën, pasi kemi qënë ne deputetët e ps që kemi pasur frymën kundërshtuese në diskutimet e shumta të pr/ligji. Suksesi i këtij ligji varet nga ka kater elemente, nga mënyra si do zbatohet nga institucionet, nga konkurenca, nga buxheti që do të japë qeveria dhe nga angazhimi i departamenteve”.
Halimi: Ky ligj është një marrëzi
Sipas deputetit të PD, Eduart Halimi tha se ‘ në seancën e fundit pati një tension politik të pavënd, pasi maxhoranca dhe kryetari i Kuvendit kërkuan të futej projekligji në atë seancë. E vërteta është që Rama kërkontë të krijontë një tension. Ja ku jemi në seancë plenare jashtë cdo standardi dhe parimi ndërkombëtar. U ndala tek proceduara pasi është treguesi i qartë i autatitarizmi. Tensioni politik dhe arroganca është mjeti kryesor për të fhsehur të vërtetën. Ky ligj është një marrëzi, dhe marrëzitë paraprijnë shkatërrimin’.
Kushi: Risitë që sjell ky pr.ligj janë parime europiane
Për Evis Kushin, deputeten e PS, risitë që sjell ky pr.ligj janë parime europiane. “Sot, na vjen një pr.ligj që është hartuar me grup pune, nga ekspertë të cilët kanë marë në konsideratë modelet europiane si dhe sugjerimet me grupet e interesit. Dua të theksoj , sepse e vlersoj kete skeme se parimet bazë janë parimet e sistemit te larte ne europe. Kjo skemë bazohet në konkurrencë, shpërndarja e fondeve në bazë të cilësise dhe sigurisht që gjithcka bëhet në emër të performancës. Ky ligj nuk e vë në rrezik prespektivën e universitetve por u jeo një shanc për të përmirsuar . Ka një aspekt që nuk duhet neglizhuar. Implementimi ligjit nga të gjitha strukturat e intitucionete arsimit të lartë. Në fakt unë nuk mendoj se sistemi arsimor dështoi për shkak të ligjit që kishim , por për shkak të neglizhencës dhe kontrollit. Kemi përpara një projekligj cilësor por për respektimin e tij, të gjithë duhet të kontribuojnë në zbatimin e tij’, tha Kushi.
Topalli: Ky ligj është anti-kushtetues dhe anti-evropian
Ndërsa Deputetja e PD, Jozefina Topalli e vuri theksin gjatë fjalës së saj, që ky ligj është anti-kushtetues dhe anti-evropian.
“Nëse je i varfër nuk vazhdon dot shkollën njësoj si në kohën e diktaturës që nuk vazhdoje dot shkollën për biografi keqe. Ne duhet ti japim të varfërve dhe të pasurve të njëjtën mundësi për arsimi. Ky pr.ligj rikthen luftën e klasave. Ligji është antikushteues pasi përmbyset autonomia e universiteteve. Ligji për arsimin është anti-europian pasi nuk i afrohet asnjë modeli të shteteve të europës. Nëpërmjet këtij ligji, qeveria vendos të sakrifikojë dijen. Deputetë, refuzojeni këtë ligj se familje e papuna nuk kanë 1 mijë apo 3 mijë euro për të paguar tarifën në universitet, për fëmijët e tyre. Mos dënoni kaq rëndë të ardhmen e Shqipërisë’, tha Topalli.
Mehmetaj: Duhen parë dy aspekte në këtë pr.ligj, pasi ka pasaktësi
Kejdi Mehmetaj, deputetja e LSI, tha se duhen pare dy aspekte në këtë pr.ligj pasi ka pasaktësi.
“Dua të përmend kohën e gjatë që mori ky ligj, që u mor edhe për shkak të konsultimeve të gjata me grupet e interesit. Studentët tanimë zënë 20 % në vendimmarrje. Aktet nënligjore janë një domosdoshmëri. Janë tarifat në vetvete. Në lidhje me kredinë studentore ka pasaktësi. Duhet të jemi të kujdeshëm të specifikohen tarifat, pasi arsimi nuk mund të fitohet mbi bazë e të ardhuurave por mbi bazën e dijes dhe vullnetit për të mësuar. Së dyti, para se të aplikojnë për kredinë, që të mos ketë interes dhe shteti të dalë garantë. Patjetër që ne studentët, të punojmë dhe të trajnohemi, të studiojmë njëkohësisht, por në fund të fundit që qeveria të bëjë rolin e saj si kontrollore, por në bazë të prioritetit të studetëve’, nënviozi Mehmetaj.