☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.00 ▲0.12%
ARI 4,616 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,849 ▼ -1.69% ETH $2,061 ▼ -0.75% XRP $1.3202 ▼ -2.6% SOL $81.1200 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Mbrohet Kostandin Xhuvani: Kërkoj gjykim të drejtë, të merren parasysh rrethanat e vrasjes

Kostandin Xhuvani, i akuzuari për vrasjen e katër personave në lokalin “Ante Grand” në Tiranë në 4 nëntor të vitit të kaluar, ka kërkuar sot në Gjykatë një “gjykim të drejtë, ku të merren parasysh rrethanat në të cilën e kam kryer krimin.”

Konstandin-Xhuvani-ne-gjykate-6Foto-Flor-Abaza1-386x350Sot në Gjykatë u paraqitej mbrojtja e Xhuvanit nga avokatja Vjollca Pustina. Pritet që nesër në orën 10:00, Gjykata e Rrethit Tiranë të marrë vendimin për të akuzuarin e vrasjes së Edison Jahos, Enea Xhajit, Arbër Demirajt dhe shtetasit italian Gianpaolo Azzola.

NGJARJA ME 4 NENTOR, SIPAS PROKURORISE

Më datë 04 nëntor 2014 rreth orës 4.20 është njoftuar Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, se në vendin e quajtur “Rruga e Elbasanit” në lokal “Ante Grand” ka ndodhur një konflikt i armatosur. Pas këtij momenti autopatrulla e Komisariatit të Policisë Nr.1, e cila ka qenë aty pranë, ka shkuar në afërsi të lokalit ku në rrugën kryesore ka konstatuar një automjet “Mercedes ML” me targa TR0250N në të cilin po hipnin disa persona. Nga ana e autopatrullës është bërë bllokimi i mjetit tip “Benz ML” dhe në këtë moment një person i veshur me kostum tuta gri ka dalë nga automjeti dhe është larguar me vrap duke mbajtur një pistoletë në dorë.

Ky person është ndjekur nga punonjësi i policisë, i cili pas rreth 50 metrash e ka neutralizuar personin e veshur me tuta gri. Pas shoqërimit në polici dhe verifikimit të identitetit ka rezultuar se ky person është Kostandin Xhuvani i datëlindjes 1989.

Nga aktet hetimore ka rezultuar se Kostandin Xhuvani, Arbër Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj kanë shkuar në lokal ku janë ulur në tavolinën e fundit të tij, e cila rezulton të ishte pranë një kolltuku në të cilin ishin ulur Edison Jaho e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani, Arbër Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj dhe Edison Jahos e Enea Xhaj ka patur një konflikt. Gjatë këtij konfliktit, Kostandin Xhuvani e Arbër Demiraj kanë patur edhe armë zjarri me vete. Pas ndërhyrjes së shtetasit A.B, roje sigurie në lokal shtetasit e sipërcituar kanë dalë nga lokali dhe janë futur menjëherë në lokal me pistoleta në duar. Nga dëshmitë e shtetasve ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arber Demiraj i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij dhe më pas në spital edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.