🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,715 ▼ -0.25% ETH $2,230 ▼ -0.04% XRP $1.1567 ▼ -1.54% SOL $89.1100 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Mbrojtje e re tek Inter, largohen Bastoni, De Vrij, Darmian e Açerbi, vjen Muharemoviç

Inter po punon intensivisht për të ndërtuar mbrojtjen e së ardhmes. Emri më i përfolur është ai i Tarik Muharemović, talenti i Sassuolo, i cili pëlqehet nga shumë klube të mëdha, por në këtë moment zikaltërit janë në avantazh të qartë. Marrëdhëniet shumë të mira mes drejtuesve Giovanni Carnevali dhe Beppe Marotta kanë ndihmuar në […]

Inter po punon intensivisht për të ndërtuar mbrojtjen e së ardhmes. Emri më i përfolur është ai i Tarik Muharemović, talenti i Sassuolo, i cili pëlqehet nga shumë klube të mëdha, por në këtë moment zikaltërit janë në avantazh të qartë.

Marrëdhëniet shumë të mira mes drejtuesve Giovanni Carnevali dhe Beppe Marotta kanë ndihmuar në avancimin e negociatave, por vendimtare ka qenë lëvizja e hershme e Interit, që ka siguruar edhe pëlqimin paraprak të lojtarit.

Ndërkohë, vera pritet të sjellë një revolucion në repartin defensiv. Largimet e mundshme të Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian duken të afërta, ndërsa mbeten në pikëpyetje të ardhmet e Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni, ky i fundit i lidhur me një transferim te FC Barcelona.

Për këtë arsye, Interi ka gati një kontratë pesëvjeçare për Muharemović, me një pagë fillestare prej 1.5 milionë eurosh në sezon. Sipas burimeve, lojtari ka dhënë tashmë dritën jeshile për transferimin.

Megjithatë, mbetet për t’u zgjidhur çështja e kartonit. Lojtari është në bashkëpronësi mes Sassuolos dhe Juventus, e cila përfiton 50% nga shitja e tij e ardhshme.

Vlera e operacionit pritet të arrijë rreth 20 milionë euro, përfshirë bonuset, një investim i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtjes zikaltër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.