🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.66 ▼1.78%
ARI 4,266 ▼2.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,924 ▼ -1.21% ETH $1,742 ▼ -1.36% XRP $1.1649 ▼ -2.18% SOL $70.9400 ▼ -1.49%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.66 ▼1.78 % ARI 4,266 ▼2.65 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.66 ▼1.78 % ARI 4,266 ▼2.65 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Europa

Mbyllen 20 shkolla në Suedi, shkak disa telefonata kërcënuese

Rreth 20 shkolla në BorlAnge, në Suedinë qendrore u mbyllën pasi policia mori disa telefonata me kërcënime. Autoritetet njoftuan se ky vendim është një

Rreth 20 shkolla në BorlAnge, në Suedinë qendrore u mbyllën pasi policia mori disa telefonata me kërcënime. Autoritetet njoftuan se ky vendim është një masë paraprake e marrë për shkak të një kërcënimi të mundshëm dhune kundër aktiviteteve shkollore.

Pesë shkolla private kanë vendosur gjithashtu të mbyllen, sipas mediave suedeze. Policia tha se kishte marrë informacion në lidhje me kërcënime që synonin shkollat ​​në Borlange dhe kishte hapur një hetim paraprak.

“Është shumë herët për të thënë nëse kërcënimi është i justifikuar apo jo”, shtoi deklarata.

Borlange, me një popullsi prej rreth 45,000 banorësh, ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Stokholmit. Sulmet në shkolla janë relativisht të rralla në Suedi.Në shkurt të vitit 2025, një person i armatosur 35-vjeçar vrau 10 persona në një qendër arsimore për të rritur në Orebro, në të shtënat më të rënda masive në historinë suedeze.Sipas policisë, personi i armatosur donte t’i jepte fund jetës së tij për shkak të problemeve financiare dhe psikologjike.

Në mars të vitit 2022, një nxënës 18-vjeçar goditi për vdekje me thikë dy mësues në një shkollë të mesme në MalmO, në jug të Suedisë.Në tetor të vitit 2015, tre persona u vranë në një sulm me motive raciste në një shkollë në Trollhättan, në perëndim të Suedisë, nga një sulmues me shpatë, i cili më vonë u qëllua dhe u vra nga policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.