☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.68 ▼0.14%
ARI 4,724 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,469 ▲ +1.13% ETH $2,317 ▲ +1.7% XRP $1.4312 ▲ +3.38% SOL $93.6700 ▲ +6.25%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.68 ▼0.14 % ARI 4,724 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Kronika

Mbyllet institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. MAS: shkelje të legjislacionit në fuqi

Këshilli i Ministrave miratoi dje mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.

Sipas vendimit të qeverisë institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka detyrim të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar.

Po ashtu duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi, si dhe të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit.

Po ashtu, institucioni arsimor “Mehmet Akif Ersoy” duhet të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.

Shkolla “Mehmet Akif Ersoy” duhet të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Sipas këtij vendimi, institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë të ngrejë grup pune brenda 3 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”.

Po ashtu duhet të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor, si dhe të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga ky institucion arsimor privat parauniversitar.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale Arsimore Parauniversitare Durrës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” dhe fondacioni “Gulistan”.

Por në një deklaratë për shtyp, MAS theksoi se “kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre dhe në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse, licenca duhet të revokohet”.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit. Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi”, nënvizoi MAS.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaroi të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.