🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,410 ▲1.28%
DOW 51,949 ▲0.69%
NASDAQ 25,058 ▲2.52%
NAFTA 83.73 ▼0.86%
ARI 4,154 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,004 ▲ +0.59% ETH $1,930 ▲ +1.11% XRP $1.0855 ▲ +0.94% SOL $74.7100 ▲ +1.27%
S&P 500 7,410 ▲1.28 % DOW 51,949 ▲0.69 % NASDAQ 25,058 ▲2.52 % NAFTA 83.73 ▼0.86 % ARI 4,154 ▲1.39 % S&P 500 7,410 ▲1.28 % DOW 51,949 ▲0.69 % NASDAQ 25,058 ▲2.52 % NAFTA 83.73 ▼0.86 % ARI 4,154 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Sporti

Mbylli sezonin me Barçën, reagon Yamal: Më vjen keq, dhëmb shumë

Në ditën që theu rekordin e Raul, ku me golin e shënuar përballë Celta Vigo-s u shndërruar në lojtarin më të ri me më shumë gola në La Liga, plot 30-të, Lamine Yamal u shtri fillimisht në tokë, ndërsa më pas doli nga fusha duke çaluar. Në Barcelonë, por jo vetëm, e gjitha Spanja mbajti […]

Në ditën që theu rekordin e Raul, ku me golin e shënuar përballë Celta Vigo-s u shndërruar në lojtarin më të ri me më shumë gola në La Liga, plot 30-të, Lamine Yamal u shtri fillimisht në tokë, ndërsa më pas doli nga fusha duke çaluar. Në Barcelonë, por jo vetëm, e gjitha Spanja mbajti frymën në pritje të analizave të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Rezonanca magnetike nxori në pah një dëmtim të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Sezoni në nivel klubi është i mbyllur për Yamal, me Barcelonën që duhet të bëjë llogari pa yllin e ekipit deri në fund, por diferenca prej 9 pikë me Real Madrid i jep qetësinë e duhur trajnerit Hansi Flick të menaxhojë me qetësi 6 javët e mbetura në La Liga. Diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për Spanjën dhe Botërorin. Lamine Yamal është në garë me kohën për të qenë në kushte perfekte për Botërorin “FIFA2026” . Prezenca e tij nuk është në dyshim, të paktën jo për momentin, por gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar.

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Lamine Yamal nuk e fshehu zhgënjimin për këtë dëmtim pikërisht në këtë pikë të sezonit:

“Ky është një dëmtim që dhëmb më shumë se sa mund ta shpjegoj. Ky dëmtim më mban jashtë fushës në një moment kur dëshira të isha me çdo kusht. Më vjen keq që nuk do të jem në fushë me shokët e mi për të luftuar së bashku pikërisht atëherë kur kanë më shumë nevojë për mua. Gjithsesi, unë besoj plotësisht te shokët e mi, jam i sigurt që do të japin shpirtin në fushë në çdo ndeshje. Ju premtoj se do të rikthehem edhe më i fortë dhe me entuziast, sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë”,

shkroi ndër të tjera Lamine Yamal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.