☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.34 ▼1.27%
ARI 4,666 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,449 ▲ +0.77% ETH $2,142 ▼ -1.1% XRP $1.4494 ▼ -0.49% SOL $89.2200 ▼ -0.35%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.34 ▼1.27 % ARI 4,666 ▲1.31 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.34 ▼1.27 % ARI 4,666 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbyllja e ARMO-s, rriten me 33 % importet e naftës në tremujorin e parë

Importet e naftës janë rritur në tremujorin e parë me 33 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet në sasi shënuan 109 mijë tonë në 2016 nga 73 mijë vitin e kaluar.

Burimet pranë tregut pohuan se shkaku kryesor për rritjen e importeve të karburanteve është mbyllja e rafinerisë së ARMO-s, nafta e cilës vitin që shkoi zuri rreth një të tretën e tregut vendas.

Për shkak të problemeve të administrimit që po kalon ARMO, e cila tashmë është zhytur në borxhe dhe në sekuestro nga dhjetëra kreditore, ka mbyllur tërësisht aktivitetin e prodhimit.

Ekspertët pohojnë se nëse rafineria nuk do të kishte akumuluar keqadministrimin e dy dekadave, ky vit do të ishte një periudhë e artë për të. Çmimet e ulta në tregjet ndërkombëtare favorizojnë përpunimin në vend të naftës që nxirret nga nëntoka shqiptare.

Për shkak të cilësisë së ulët, ( ku a nafta bruto shqiptare prodhon vetëm 20 % diesel ) ajo aktualisht është e pashitshme në tregjet ndërkombëtare.

Tregu botëror është i tejngopur me naftë të cilësisë së lartë dhe për prodhimin shqiptare nuk ka pothuajse fare kërkesë, shpjegojnë burimet pranë kompanive.
Aktualisht i gjithë prodhimi po depozitohet në pritje të ndryshimit të situatës. Nëse ARMO do të ishte në punë, nafta e nxjerrë në vend do të mund të përpunohej në vend dhe të shitej po në vend, duke e mbyllur ciklin dhe po kështu duke shpëtuar industrinë drejt falimenti të pashmangshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.