Kronika e zeze
Mbytet në liqenin e Shkodrës 25-vjeçari nga Lezha
Një 25-vjeçar me inicialet E.J, nga Lezha student në Universitetin “Luigj Gurakuqi|” është mbytur sot paradite në ujërat e liqenit të Shkodrës.
Sipas policisë, viktima ka qenë duke u larë në liqen dhe pavarësisht se është nxjerr shumë shpejt nga uji, ai ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spital.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarje.