Mbytet një 60-vjeçar në Liqenin e Tiranës
Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në ujrat e Liqenit Artificial të Tiranës.
Viktima është gjetur rreth orës 7 e 10 minuta, rreth 100 metra larg bregut të liqenit. Dëshmitarët kanë njoftuar policinë dhe atje kanë shkuar edhe polumbarët për të nxjerrë viktimën.
60-vjeçari mendohet se kishte dalë në mëngjes në anë të liqenit për të marrë rreze dielli dhe më pas është futur në ujë, por për shkaqe ende të pasqaruara nga policia ka humbur jetën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.