☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.67 ▼3.98%
ARI 4,555 ▲3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,994 ▲ +0.23% ETH $2,167 ▲ +0.66% XRP $1.4215 ▼ -0.13% SOL $92.0000 ▲ +0.92%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.67 ▼3.98 % ARI 4,555 ▲3.48 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.67 ▼3.98 % ARI 4,555 ▲3.48 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Më 3 shtator, protestë në Prishtinë kundër Jeremiqit

Më 3 shtator do të mbahet një protestë për të kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiq për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Kjo protestë është e thirrur nga gratë nga Kosova, nën organizim të Jeta Berishës dhe Fatbardhë Kiqina, transmeton Klan Kosova.

Në mbështetje të kësaj thuhet se kanë dalë shoqëria civile, aktivistët e Feminizmit Shqiptar, Grupi i Grave Asambliste (GGA), me kryetare Mimoza Shala, Aleanca e Gruas së Kosovës me kryetare Magbule Shkodra, si dhe shoqata “Thirrjet e Nënave”, me kryetare Nesrete Kumnova.

“Nënat e Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërguar letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremic-it për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. Antishqiptari më i madh dhe ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar dhe ka gjasa të zëvendësojë Ban Ki-Moonin në krye të OKB-së, me mandat 10-vjeçar. “

“Nëse ky person do të marr votat që po pretendon, atëherë Kosova do ta humbë anëtarësimin në OKB.”

“Ne e kemi obligim të ngrisim zërin e protestës. Serbia nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar për gjenocidin, nuk është demillosheviqizuar!”

“Për hir të të gjithë dëshmorëve të kombit, për hir të të gjitha nënave shqiptare që janë veshur me të zeza tash e 16-të vite, vajzave dhe grave të përdhunuara, për hir të të gjitha familjeve kosovare që ende nuk u janë gjetur eshtrat e familjarëve të zhdukur gjatë luftës së 99-së, ju ftojmë në protestë masive të shtunën më datën 03 shtator 2016 në orën 12:00 tek sheshi Zahir Pajaziti”, përfundon komunikata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.