☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,150 ▼ -0.12% ETH $2,371 ▼ -1.34% XRP $1.2737 ▼ -1.31% SOL $102.3500 ▼ -0.74%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Më tha fik dritat e lokalit…”, çfarë deklaron kamarieri mbi zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë

Ka dëshmuar para togave të zeza kamarieri E.Z., i cili u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtor i dyshuar për rrëmbimin e 34-vjeçarit në Tiranë. Ai ka mohuar në mënyrë kategorike që të jetë i përfshirë në rrëmbimin e të riut.

Gjatë dëshmisë së tij, ai tregon se pronari i lokalit në të cilin punonte, A.SH., i kishte kërkuar që të fikte dritat, ndërsa më pas nuk kishte dijeni se çfarë mund të kishte ndodhur pas largimit të tij.

“Punoj në lokalin e A.SH. si kamarier. Ditën që thotë prokuroria e kam parë 34-vjeçari kur ka hyrë në lokal, sepse e njoh. Më pas nuk e kam parë më, nëse ishte larguar apo jo. Ndërkohë, A.Sh më ka thënë që të fikja dritat e lokalit, për shkak se kishte për të nxjerrë një frigorifer. Unë i kam fikur dritat. Të nesërmen, A.SH më ka thënë që të shkoj të laja makinën në një vend larg, andej diku nga fundi i Bulevardit të Ri. Kam shkuar atje dhe më ka kapur policia. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje”, ka dëshmuar kamarieri.

Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë me dije se nga kryqëzimi i kamerave të sigurisë, pasi janë fikur dritat, shikohet A.SH. duke tërhequr diçka në dukje si qese e zezë, të cilën e ka futur në makinë dhe është larguar.

I ndjekur nga qelizat telefonike, rezulton që ai të ketë udhëtuar në drejtim të zonës së Dajtit, zonë që lidh Dibrën me Librazhdin, ku dyshohet se mund të ketë fshehur edhe trupin. Policia dhe prokuroria janë duke kërkuar me qen të gjithë pjesën e malit me qëllim gjetjen e trupit, por deri më tani pa rezultat.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.