🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,387 ▲0.97%
DOW 51,740 ▲0.28%
NASDAQ 25,002 ▲2.29%
NAFTA 84.26 ▼0.24%
ARI 4,157 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,722 ▲ +0.98% ETH $1,918 ▲ +1.2% XRP $1.0879 ▲ +1.46% SOL $74.6800 ▲ +1.88%
S&P 500 7,387 ▲0.97 % DOW 51,740 ▲0.28 % NASDAQ 25,002 ▲2.29 % NAFTA 84.26 ▼0.24 % ARI 4,157 ▲1.47 % S&P 500 7,387 ▲0.97 % DOW 51,740 ▲0.28 % NASDAQ 25,002 ▲2.29 % NAFTA 84.26 ▼0.24 % ARI 4,157 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Sporti

Me titullin në “xhep”, Bayern Munich planifikon rotacion në Bundesligë

Me titullin në “xhep” te Bayern Munich ka ardhur koha për një rotacion thuajse të plotë, kjo pasi ekipi i Kompany është ende në garë për dy trofe të tjerë pasi siguruan një biletë në finalen e Kupës së Gjermanisë, ndërsa janë në garë edhe në Champions, aty ku në gjysmëfinale sfidojnë PSG. Pavarësisht se […]

Me titullin në “xhep” te Bayern Munich ka ardhur koha për një rotacion thuajse të plotë, kjo pasi ekipi i Kompany është ende në garë për dy trofe të tjerë pasi siguruan një biletë në finalen e Kupës së Gjermanisë, ndërsa janë në garë edhe në Champions, aty ku në gjysmëfinale sfidojnë PSG. Pavarësisht se kanë mbyllur llogaritë në Bundesligë, trajneri Kompany kërkon fitoren edhe ndaj Mainz, rivalit të radhës këtë fundjave:

“Ne thjesht duam 3 pikë, do të jetë një transfertë e vështirë. Është normale që të mendojmë për pak rotacion, jemi njerëz, por në të njëjtën kohë nuk duhet të humbasim ekuilibrat dhe përqendrimin”,

u shpreh Kompany në konferencë për shtyp.

Në pozita komode, Bayern Munich synon t’i bëjë një mbyllje perfekte këtij sezoni pasi kanë shansin e artë të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm. Pasi të mbyllin këtë sezon, drejtuesit e Bayern pritet të zgjidhin një tjetër çështje të rëndësishme, të ardhmen e Manuel Neuer.

Pavarësisht moshës, drejtuesit e Bayern Munich janë shumë të kënaqur me rendimentin e kapitenit, i cili e vërtoi edhe ndaj Realit në “Bernabeu” se mund të zhvillojë ende ndeshje në nivele shumë të larta. Sipas mediave gjermane, Bayern është gati t’i ofrojë Neuer një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.