Bota

Media ndërkombëtare pasqyron gjerësisht ndeshjen Serbi-Shqipëri

dhuna-1-400x330Media ndërkombëtare e trajtoi gjerësisht anulimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit, që do të zhvillohet në vitin 2016 në Francë.

Më poshtë vijojnë ekstrakte nga agjenci apo gazeta prestigjioze ndërkombëtare për ndeshjen e djeshme, e zhvilluar në stadiumin ”Partizani” në Beograd:

AFP – Incidentet filluan kur një objekt fluturues i telekomanduar, te i cili ishte lidhur një flamur shqiptar, u shfaq në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja duke provokuar përleshje mes futbollistëve dhe një shpërthim të tifozëve serbë, të cilët hodhën në fushë fishekzjarre dhe objekte të tjera.

DPA – Në grupin I ndeshja Serbi-Shqipëri në Beograd, u ndërpre në rezultatin 0-0 pas përleshjeve mes lojtarëve të të dy ekipeve, pak përpara përfundimit të pjesës së parë, pas incidentit me një dron që kishte flamurin shqiptar. Një minihelikopter me flamurin shqiptar u duk mbi fushën e lojës. Lojtari serb, Stefan Mitroviç tërhoqi flamurin, çka shkaktoi irritimin e lojtarëve shqiptarë, të cilët u larguan më pas nga fusha. Ndeshja u deklarua ”ngjarje e rrezikut të lartë” për shkak të kontradiktave mes serbëve dhe shqiptarëve për çështjen e Kosovës.

ANSA – Ndeshja Serbi-Shqipëri u ndëpre në minutën e 41-të për incidentet në pankina dhe më pas në fushën e lojës. Situata precipitoi në momentin kur u duk një dron me flamurin shqiptar dhe ku qe shkruhej ”Autokton”. Lojtari serb, Mitrovic kapi flamurin, çka nuk u prit mirë nga lojtarët shqiptarë dhe që nga ky çast filloi përleshja mes lojtarëve, që çoi në ndërprerjen e ndeshjes.

”Daily Mail” – Çështja e flamurit degradoi në skena të dhunshme në stadiumin ”Partizani”.

”The Guardian” – Situata u rëndua kur lojtarët serbë kapën flamurin me forcë dhe kjo skenë nxiti shqiptarët për ta mbrojtur simbolin e tyre kombëtar.

”Corriere della sera” – Që ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të ishte një takim i thjeshtë, e vlefshme për kualifikueset për Euro 2016, dihej prej muajsh. Dhe jo rastësisht UEFA kishte vendosur të mbyllte portat e stadiumit të Beogradit për tifozët shqiptarë. Por, kjo nuk mjaftoi për të mënjanuar incidentet. Pasi, pas fishkëllimave gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar, një dron u shfaq mbi fushë, me një flamur të zi me një forma të kuqe, ajo e Shqipërisë etnike, për të cilën luftohet që nga 1800-a me dy fytyra, të politikanëve heronj shqiptarë, Isa Boletini dhe Ismail Qemali dhe me mbishkrimin ”Autokton”.

”The New York Times” – Një ndeshje mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre dje në mbrëmje në Beograd pas përleshjeve të provokuara nga një dron i vogël, që fluturonte ulët mbi fushën e lojës dhe kishte flamurin shqiptar. Televizioni serb shfaqi skenat kaotike që përfshinë lojtarin Stefan Mitroviç, i cili tërhoqi flamurin dhe u sfidua menjëherë nga një lojtar shqiptar. Pas largimit të lojtarëve, gazetarët në studiot e transmetimit panë të habitur sesi tifozët serbë, disa edhe me karrike, u futën në fushë dhe filluan të sulmojnë ekipin shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button