Politika

Mediat azere për vizitën e Metës: TAP forcon pozitat e Shqipërisë në Ballkan

Vizita-e-Metes-ne-Azerbajxhan-515x350Mediat televizive e të shkruara azere, i kanë kushtuar jo pak vëmëndje vizitës së Kryeparlamentarit shqiptar Ilir Meta në Azerbajxhan këtë javë.

Agjensitë e lajmeve, kanalet televizive dhe mediat e shkruara kanë bërë një pasqyrim të gjerë të vizitës së delegacionit shqiptar në Baku gjatë kësaj jave, ku Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar me deputetët Luan Rama dhe Ben Blushi janë pritur nga krerët më të lartë të Azerbajxhanit.

Agjensia AzerNews shkruan se lidhjet me Azerbajxhanin kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë duke u fokusuar në projektet që hap fillimi i punimeve të Gazsjellësit TAP dhe gazifikimi i Shqipërisë që do të sjellë energjinë në shtëpitë shqiptare.

Sipas Azernews, Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev është shprehur se implementimi i projektit TAP do t’a rrisë peshën e Shqipërisë në rajon dhe do të hapë oportunitete të panumërta për zhvillimin e vendit. Presidenti Aliyev ka thënë gjatë takimit se Azerbajxhani i kushton rëndësi të veçantë lidhjeve bilaterale me Shqipërine, dhe si një vend që tashmë investon fuqishëm në Azi, Evropë dhe Ballkan, ka oportunitete për investime në disa sektorë të ekonomisë shqiptare si në energji, infrastrukturë, agropërpunim, turizëm etj.

Ndërkohë që Trend News Agency citon Presidentin Aliyev për Projektin TAP si një projekt i frytshëm për ekonomitë jo vetëm të vendeve tranzitore por edhe ato konsumatore të gazit, dhe këtu Azerbajxhani dhe Shqipëria mund ta zgjerojnë bashkëpunimin e tyre, sepse Shqipëria nuk duhet të mbetet vetëm në linjën e tranzitit por edhe të ketë mundësinë të konsumojë gazin e Azerbajxhanit.

Mediat azere shkruajnë se gjatë vizitës së Metës në Baku, ai ka diskutuar me homologun e tij, Ogtay Asadov për zhvillimin e lidhjeve mes dy parlamenteve që kanë grupe reciproke miqësie. Gazetat citojnë kryeparlamentarin azer, Asadov se dy popujt janë të lidhur historikisht dhe se dy parlamentet do të punojnë së bashku për rritjen e vizitave politike dhe shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.Vizita e Metes ne Azerbajxhan 1

Një shkrim tjetër i AzerNews thekson se dimensioni energjitik i marrëdhënieve mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm dhe se përzgjedhja e TAP-it për të sjellë gazin azer në vendet evropiane përmes Shqipërisë do të krijojë mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërkohë që kompani shtetërore azere mund të sjellin ekspertizën e tyre në fazën e dytë të ndërtimit, atë të ndërtimit të një infrastrukture gazifikimi për të hapur tregun e gazit në Shqipëri.

Agjensia e lajmeve AZERTAG shkruan se gjatë takimit me Kryeministrin e Azerbajzhanit Artur Rasizade, Kreu i Parlamentit shqiptar ka vënë theksin në zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik.

Gjithashtu, gazetat kanë shkruar edhe për ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Universitetit Shtetëror të Baku dhe Univesitetit Politeknik të Tiranës me pjesëmarrjen e Ilir Metës dhe delegacionit parlamentar shqiptar, të cilët i kanë dhënë rëndësi shkëmbimeve studentore dhe arsimore mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, veçanërisht në lidhje me ekspertizën azere në fushën e naftës dhe gazit.

Gazetarët azere përmendin faktin që Shqipëria e ka njohur Azerbajxhanin që në vitin 1992 dhe se kjo vizitë e parë e kryeparlamentarit Ilir Meta në Baku tregon se Shqipëria e sheh Azerbajxhanin si një partner strategjik për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë së saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button