☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.57 ▲0.12%
ARI 4,764 ▼2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,142 ▼ -4.96% ETH $2,169 ▼ -6.34% XRP $1.4650 ▼ -3.49% SOL $89.7300 ▼ -4.54%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.57 ▲0.12 % ARI 4,764 ▼2.7 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.57 ▲0.12 % ARI 4,764 ▼2.7 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Mediat greke: BE, zyrë “emergjence” në Shkup

Mediat greke bëjnë me dije se Komisioni Europian duke parë gjendjen në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ka krijuar ditët e fundit në Shkup zyrën e menaxhimit të informacionit me përfaqësimin e gjithë vendeve anëtare, midis të cilave është edhe Greqia.

Siç shkruajnë gazetat “Eleftheros Tipos” dhe “Ethnos”, qëllimi i kësaj zyre është të ndjekë nga afër zhvillimet në Shkup dhe të marrë masa emergjente për përballimin e situatave të tejskajshme.

Ajo që shqetëson zyrtarët grekë është rrëzimi i qeverisë aktuale dhe fundosja e vendit në një krizë të zgjatur ose në luftë civile që mund të çojë edhe në zhvendosjen e popullsive.

Për sa i përket palës greke, ajo përfaqësohet nga diplomatë dhe oficerë policie që komunikojnë drejtpërdrejt me Ministrinë e Jashtme, të Rendit , të Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ Kombëtar në Athinë.

Sipas “Ethnos”, Greqia ka filluar të marrë masa në kufijtë e saj me fqinjin verior para incidenteve që ndodhën në parlamentin e vendit. Në mesin e muajit të kaluar ministri grek i Rendit, Nikos Toskas, ka biseduar me homologun e tij në Beograd, Nebojsha Stefanovic,  për koordinimin e veprimeve në rast të një destabilizimi të mundshëm të Shkupit.

Masat që ka marrë Athina në rast të këtij skenari që askush nuk e do, përfshijnë përqendrimin e popullatës që do të shpërngulet në kufijtë me ish-Republikën Jugosllave pranë Kilkizit, ku do të krijohet një pikë që do të shërbejë për pritjen, regjistrimin dhe identifikimin e atyre që do të hyjnë për të kërkuar strehim në territorin grek, ku do të qëndrojnë deri në zbutjen e konfliktit të mundshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.