☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,360 ▼0.13%
DOW 45,338 ▲0.38%
NASDAQ 20,840 ▼0.52%
NAFTA 103.19 ▲3.56%
ARI 4,550 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
ETH $2,042 ▲ +2.42% XRP $1.3345 ▲ +0.86% SOL $83.3500 ▲ +2.28%
S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 % S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Medvedev: Nënshkrimi i marrëveshjes me Turqinë për projektin ”TurkStream” në fund të qershorit

Gjiganti rus i gazit ”Gazprom” parashikon të nënshkruajë në fund të muajit qershor me Turqinë marrëveshjen që parashikon ndërtimin e gazjellësit ”TurkStream”, nëpërmjet të cilit ajo synon të livrojë gaz rus në Evropë në vend të Ukrainës, theksoi sot zëvendëspresidenti, Alexandre Medvedev.

Grupi kishte njoftuar tashmë nisjen që prej këtij muaji të ndërtimit të gazsjellësit, njoftuar në muajin dhjetor për të kompensuar braktisjen brutale të projektit ”South Stream”, por marrëveshja ndërqeveritare mes Moskës dhe Ankarasë nuk ishte nënshkruar, për shkak, sipas shtypit rus, të vështirësive për të rënë dakord për çmimet.

“Nuk ka asnjë rrezik”, nënvizoi Medvedev në një konferencë shtypi. “Ne jemi dakord për gjithçka, (…) nuk mbetet gjë tjetër vetëm nënshkrimi gjatë një ceremonie zyrtare me ministrin e ri apo kryeministrin e ri, që do të emërohet pas zgjedhjeve legjislative në Turqi”, theksoi ai duke shtuar se nënshkrimi është parashikuar në fund të muajit qershor.

”TurkStream” do të vihet në punë në fund të vitit 2016 dhe Gazprom synon të rrisë kapacitetet e saj në 63 miliardë metra kub me qëllim për të furnizuar tregun evropian, sepse grupi rus nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re tranziti me Ukrainën, kushdo qofshin kushtet pas përfundimit të kontratës aktuale në vitin 2019”, theksoi Medvedev.

“Topi është në fushën e evropianëve”, nënvizoi Medvedev duke shtuar se në skenaret më pesimiste, Evropës do t’i nevojiten 80 miliardë metra kub në 2025 më shumë se aktualisht dhe se livrimet e mundshme nga SHBA-ja nuk do të mjaftojnë për të mbuluar konsumin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.