☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 92.29 ▲5.78%
ARI 5,185 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,764 ▲ +0.32% ETH $2,043 ▲ +1.17% XRP $1.3780 ▲ +0.24% SOL $85.6300 ▲ +0.41%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 92.29 ▲5.78 % ARI 5,185 ▲0.12 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 92.29 ▲5.78 % ARI 5,185 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

Mega-operacioni, kontrolle në 12 qytete, 27 në pranga

Mega-operacioni i së dielës ka goditur katër banda kriminale, duke vënë në pranga 27 persona ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë për Krimet e Rënda, publikuan rezultatet e këtij mega-operacioni të koduar “VOL-VO 4”.

Operacioni u shtri në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë dhe u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”. Në këtë operacion u angazhuan forcat, RENEA, FNSH dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë që ushtruan kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Operacioni zgjati tre ditë. Në kuadër të tij u kap një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku u sekuestruan 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, që përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

  1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
  2. Flamur Çela, 48 vjeç
  3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
  4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
  5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar. Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera. Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 19 persona:

  1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
  2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
  3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
  4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
  5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
  6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
  7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
  8. Elton Shehaj, nga Tirana;
  9. Armand Spiro, nga Tirana;
  10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
  11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
  12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
  13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
  14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
  15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
  16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
  17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
  18. Elis Guri, nga Shkodra.
  19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S. Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
  2. Jasin Abdul, nga Saranda;
  3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve. Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan: • 3 pistoleta; •3 armë gjahu, çifte dhe fishekë; • 1 shotgan; • Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë; • Peshore elektronike; • Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë; • 13 mjete, njëri i blinduar; • Sasi e konsiderueshme parash; • Rreth 75 telefona celularë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ndërkohë, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela deklaroi se organi i akuzës, ka konstatuar veprime korruptive në disa institucione shtetërore.

“Nga hetimet ka të dhëna se ka veprime të kundërligjshme si korrupsion në bashki, prefektura, polici, në universitete, në prokurori në gjykata dhe në organe të pushtetit vendor për të cilat po vazhdojnë hetimet dhe së shpejti nga ana jonë do të dilet në përfundimet konkrete bazuar nga hetimi që do të regjistrojmë”, tha Prela.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.