Ekonomia

MEI: Marrëveshja për prodhimin e Hidrokarbureve në bllokun 8, në përputhje me ligjin

Ministria e Energjisë dhe Industrisë , (MEI) duke marrë shkas nga raportimet e fundit në media rreth miratimit të marrëveshjes me ndarje, prodhim, ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albanides Energy shpk, për kërkim, zhvillimin dhe prodhimin e Hidrokarbureve në bllokun “8”, sqaron opinionin publik se, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë në përputhje me ligjin  “Për hidrokarburet (kërkim-prodhim)”.  Miratimi i saj nga Këshilli i Ministrave ka ndjekur të gjithë procedurën e përcaktuar ligjore nga nisja deri në publikimin zyrtar të vendimit.

Në një njoftim për shtyo të premten, MEI bën të ditur se, Blloku 8 është i pozicionuar në pjesën e veriut të Shqipërisë, zonë për të cilën nuk ka patur asnjëherë më parë interes kërkimi nga kompani të tjera vendase apo të huaja për shkak edhe të mungesës së studimeve sizmike dhe rriskut të lartë të kërkimit. Marrëveshja e firmosur parashikon fazën e kërkim-zbulimit e cila është ndarë në tre periudha, ku për secilën parashikohet një program i caktuar minimal punimesh dhe një detyrim financiar për kryerjen e këtyre punimeve për çdo fazë.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk shoqërohet me shpenzime financiare për Buxhetin e Shtetit. Përkundrazi, efektet që rrjedhin nga miratimi i këtij projektvendimi konsistojnë në kryerjen e operacioneve hidrokarbure nga ana e Kontraktorit, për kërkimin në këtë vendburim, të cilat në minimum duhet të kapin shumën e investimit prej 5.300.000 USD.
Po ashtu, parashikon se shoqëria duhet të paguajë edhe bonuse të tjera ndaj shtetit në fazën e kërkim-zbulimit.

Sipas MEI-it, marrëveshja Hidrokarbure është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë e përfaqësuar nga AKBN dhe Albanides Energy, shoqëri me personalitet juridik të veçantë e regjistruar në Shqipëri, në përputhje me ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Në bazë të kushteve të Marrëveshjes Hidrokarbure, palë kontraktore dhe përgjegjëse për zbatimin e kësaj Marrëveshje, si dhe të gjitha kushteve teknike, juridike dhe ekonomike është Shoqëria Albanides Energy.
Sqarojmë se në bazë të parashikimeve të legjislacionit në fuqi, konkretisht ligjit nr. 7746, date 28.7.193 “Për hidrokarburet”, të ndryshuar, në bazë të së cilit rregullohen procedurat e përzgjedhjes dhe nënshkrimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure, lidhur me kryerjen e operacioneve të kërkimit dhe zbulimit të hidrokarbure si dhe ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, nuk parashikohet asnjë kufizim përsa i përket vendndodhjes së aksionarëve të shoqërive me të cilat nënshkruhen Marrëveshje Hidrokarbure apo transferimit të kuotave të aksioneve nga një subjekt tek tjetri, citon njoftimi i MEI-t.
Në këtë kuptim, thuhet në njoftimin zyrtar, në bazë të legjislacionit në fuqi, MEI nuk ka anjë të drejtë ligjore, që të vendosë kushte që kufizojnë vendndodhjen e aksionarëve të këtyre shoqërive apo të drejtën e disponimit lirshëm të aksioneve. Është fakt i ditur që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si “offshore”.

Diskutimi i hapur ditët e fundit në lidhje me investigimin Panama Papers dhe aludimi që bëhet për këtë marrëveshje janë rastërore për të mos thënë spekulative. Fenomeni i kompanive offshore është një realitet global ekonomik shumë vjeçar ndërsa investigimi i medias në rastin Panama Papers është fokusuar tek politikanët apo individë të lidhur me ta, si aksionerë të kompanive që mund të kenë përfituar konçesione që lidhen me fonde nga taksat e publikut, ben të ditur ministria Energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button