Ekonomia

MEI: Për herë të pas 2010-ës, Shqipëria jo importuese neto e energjisë

Bilanci tregtar i energjisë elektrike në vend pas shumë vitesh do të jetë në nivele pozitive për vazhdimin e reformimit të sistemit elektroenergjetik shqiptar.

Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI) bën të ditur se kjo ka ardhur si pasojë e disa masave të marra: për shkak të mirëmenaxhimit të shoqërisë KESH sh.a dhe shfrytëzimin racional të HEC-eve në kaskadës mbi lumin Drin, pa shkaktuar përmbytje si rezultat i rritjes së prodhimit si edhe nisur nga reforma e ndërmarrë nga shoqëria OSHEE sh.a për të reduktuar humbjet teknike dhe jo teknike në sistemin e shpërndarjes.
Në këtë kuptim, thotë MEI, për herë të parë pas vitit 2010 sasia e energjisë elektrike e prodhuar në vend rezulton të jetë më e lartë se sasia totale e energjisë elektrike të konsumuar për vitin 2016 në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Një tjetër faktor përcaktues janë edhe reformat e ndërmarra në luftën kundër abuzimit me energjinë elektrike (humbjet jo-teknike) nga ku për vitet 2013-2016 kemi një reduktim të sasisë së energjisë elektrike të konsumuar me afërsisht 1.1 TWh (ulja e nivelit të humbjeve teknike dhe joteknike në rrjetin e shpërndarjes).

Pas me shumë se 6 (gjashtë) vitesh, në vend gjate 2016 u arrit që nga burimet hidroenergjetike të prodhohej një sasi prej afërsisht 7.282.252 MWh (7.3 TWh) e cila në total rezulton të jetë më e lartë se sasia e nevojshme për konsumin vendas prej afërsisht 6.584.734 MWh (6.6 TWh). Rreth 70% e totalit te prodhimit vendas është realizuar nëpërmjet HEC-ve të administruara nga shoqëria KESH sh.a (rreth 5.1 TWh nga prodhuesi publik).

Ndonëse viti 2010 rezulton me prodhimin më të lartë të energjisë elektrike nga burimet hidroenergjetike në vend, vlen për tu përmendur fakti se në këtë vit për shkak të nivelit të lartë të prurjeve dhe shkarkimeve të larta pa prodhim energjie u përmbytën zona të banuara si dhe sipërfaqe toke duke sjelle një dëm prej rreth 3 mld lekë për ekonominë shqiptare, dhe shoqëria KESH sh.a u ngarkua me detyrimin për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në vitin 2010.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button