Mënyra e duhur për të mbrojtur sytë
Disa nga këshillat që mund të ndiqni për mbrojtjen e syve janë, mos shikoni tepër në monitor, mbani syze për diell me mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë dhe mos e teproni me përdorimin e pikave.
Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit dëmton kornenë e syrit dhe shton rrezikun nga shfaqja e kataraktës. Nëse nuk i mbroni, shtoni rrezikun që të prekeni nga kanceri i kapakëve të syrit.
Madje edhe gjatë ditëve me vranësira, rrezet ultravjollcë ia dalin ta gjejnë një mënyrë të depërtojnë. Eshtë mirë te evitoni përdorimin e pikave për sy. Janë të shkëlqyeshme në largimin e lodhjes, por nuk zgjasin përgjithmonë.
Tkurrin enët e gjakut, pezmatimi kthehet shpejt dhe enët e gjakut fillojnë përsëri të zgjerohen. Kujdesuni sa më shumë për sytë pasi është dhe organi më delikat në trupin tuaj.