Bota

Merkel: Më mirë zgjedhje të parakohshme sesa qeveri të pakicës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel preferon të shkojë më mirë në zgjedhje të parakohshme sesa të qeverisë në pakicë, sipas televizionit gjerman publik “ARD”.

Merkel deklaroi se ishte e gatshme të udhëhiqte partinë e saj në rast se zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme.

“Sipas këndvështrimit tim ne ishim shumë afër marrëveshjes për bashkëqeverisje ”, tha kancelarja duke komentuar daljen nga skema e koalicionit të Demokratëve të Lirë (FDP) dhe dështimin e bisedimeve, mbrëmjen e djeshme.

“Përgjegjësia për dështimin e bisedimeve për formimin e një koalicioni të ri qeverisës bie mbi liberalët”, shtoi Merkel.

Duke refuzuar koalicionin e ri qeverisës , partia e Lindner u ka përcjellë votuesve këtë mesazh: “Ato çfarë iu kemi premtuar, tashmë nuk vlejnë më “, tha Merkel për televizionin kombëtar “ARD”.

Kancelarja, Merkel shprehu vlerësimin e saj ndaj të Gjelbërve, të cilët në shumë çështje të bisedimeve kishin rënë dakord me konservatorët e saj të Unionit Kristiandemokrat.

“Një marrëveshje edhe mund të ishte arritur”, deklaroi kancelarja gjermane,  Merkel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button