Kronika

Mero Baze: Shkëlzeni duhet të sfidojë opozitarët, jo Ramën. Rama është me Shkëlzenin 

Në një postim ne Facebook, botuesi i gazetes TemA, Mero Baze, ka reaguar ndaj postimit “shfajësues” të Shkëlzen Berishës.

“Shkëlqen Berisha më në fund ka sfiduar Edi Ramën për kullën në qendër të Tiranës duke i thënë: “anuloje po ta mbajti” lejen për kullën. Ana qesharake e këtij reagimi është se askush nuk po thotë që Edi Rama po ankohet pse ka dhënë leje për kullë.

Edi Rama e ka dhënë me plot vetëdije lejen për kullë dhe ndoshta brenda gjithë ligjeve dhe vizonit të tij për qytetin. Edi Rama nuk e ka sfiduar Shkëlzen Berishën duke i thënë që të kam dhënë kullë. Nuk e ka sfiduar askush brenda qeverisë. Ja kanë dhënë gjithë qejf. I pari që e kam sfiduar jam unë qyshkur se është dhënë leja e kullës. Dhe e përsëris pa asnjë mëdyshje se Shkëlzen Berisha qëndron pas dy projekteve të mëdha, asaj të hotelit tek Gjiri i Lalzit, dhe kullës së Tiranës. Në Lalëz i ka nën emrin e të gjithëgjendurit të tij që nga tokat e Teqes së Zallit me gjyqe false në Ksamil dhe tokat e familjes Delvina në Sarandë, e deri në Lalëz.

Ai shfaqet kudo si TVSH e Shkëlzen Berishës me 20 për qind. Dhe tani tek projekti i kullës së Tiranës shfaqet i ngarkuari për beton i familjes, si pronar i kullës 64 kate. Të gjithë e kemi të qartë përse Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Sali Berishës. Ja jep se i duhet të qëndrojë në lojë si klan politik shkatërrues për opozitën. Ose më thjeshtë blen me lekë një mall që helmon opozitën.

Natyrisht që ka faj, por jo më shumë se faj se këta që shesin opozitarizmin për bythën e familjes së tyre dhe milionat që fitojnë nga firma e Edi Ramës.

Edi Rama jo vetëm që nuk është i mërzitur që po i jep leje, por është shumë i kënaqur. Po aq i kënaqur sa Shkëlzeni.

Ndaj ky i fundit nuk ka pse e sfidon atë që i ka dhënë leje duke i thënë “anuloje”. Ai nuk ka asnjë ankesë. Ata që po ankohen janë aktorë të opozitës, Arlind Qorri, Lulzim Basha dhe dhjetëra të tjerë. Natyrisht dhe shtypi që ka të drejtë të ngrejë pikëpyetje për moralin e kësaj familje hajdutësh të certifikuar nga dy shtetet më të mëdha demokratike të botës , SHBA dhe Britania e Madhe.

Ndaj Shkëlzeni nuk ka pse bën sikur sfidon Edi Ramën duke i thënë anulo kullën. Ai mund t’i thotë Ilir Shtufit, biznesmenit që ka 30 vjet që e përdor për çdo hall që ka, të heqë dorë nga kulla, nëse e ka seriozisht. Ai e ka konfidencën me Shkëlzenin dhe i bindet për çdo gjë.  Mund t’i bindet dhe për këtë nëse vërtet Shkëlzeni se do kullën. Po në fakt Shkëlzeni do dhe kullën, dhe opozitën. Dhe Edi Rama ja ka dhënë të dyja. S’ka pse mërzitet me të dhe s’ka pse e sfidon duke bërë lojë luftash. Luftën e ka me opozitën që ndjehet e shitur”, shkruan Baze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button