Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,258 ▼ -3.75% ETH $1,990 ▼ -3.61% XRP $1.3322 ▼ -2.62% SOL $82.5000 ▼ -4.83%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Merz sulmon ashpër Trumpin për përshkallëzim masiv të luftës me Iranin

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka sulmuar ashpër presidentin e SHBA-së Donald Trump për sjelljen e tij në luftën me Iranin, duke thënë se veprimet e Trumpit përbënin një “përshkallëzim masiv” dhe jo një përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve.

Duke folur në një konferencë të organizuar nga e përditshmja ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Merz tha se “ajo që po bën Trump tani nuk është shpërshkallëzim dhe një përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore, por një përshkallëzim masiv me një rezultat të pasigurt”.

Merz tha se dyshonte se një ndryshim i udhëheqjes në Iran mund të arrihej.

“A është ndryshimi i regjimit me të vërtetë qëllimi?” pyeti ai.

“Nëse ky është qëllimi, nuk mendoj se do ta arrijnë atë. Kjo ka shkuar kryesisht keq në të kaluarën”, theksoi Merz.

Retorika midis Uashingtonit dhe Berlinit është bërë më e nxehtë ditët e fundit.

Të enjten, presidenti i SHBA-së Trump kritikoi Gjermaninë për dështimin në ndihmën për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe tregtare e naftës.

Trump tha se e kishte konsideruar “të papërshtatshme” që zyrtarët gjermanë kishin thënë në lidhje me konfliktin me Iranin se “kjo nuk është lufta jonë”.

Vërejtja erdhi fillimisht nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.