☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,585 ▲0.07%
DOW 50,843 ▼0.37%
NASDAQ 27,048 ▲0.28%
NAFTA 94.13 ▲7.75%
ARI 4,496 ▼2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,062 ▼ -3.4% ETH $1,970 ▼ -1.75% XRP $1.2861 ▼ -3.16% SOL $79.7100 ▼ -2.39%
S&P 500 7,585 ▲0.07 % DOW 50,843 ▼0.37 % NASDAQ 27,048 ▲0.28 % NAFTA 94.13 ▲7.75 % ARI 4,496 ▼2.11 % S&P 500 7,585 ▲0.07 % DOW 50,843 ▼0.37 % NASDAQ 27,048 ▲0.28 % NAFTA 94.13 ▲7.75 % ARI 4,496 ▼2.11 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Opinion

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Nga njëra anë, një personazh virtual i krijuar me inteligjencë artificiale, i prezantuar me pompozitet si pjesë e ekipit qeverisës. Diella shfaqet e kuruar deri në detaj, me lëvizje të sakta, ndriçim perfekt, flokë që nuk i lëviz as era dhe një buzëqeshje që nuk njeh krizë ekonomike, emigracion apo pensione të ulëta. Ajo nuk i ka fëmijët në emigracion dhe që vetë vuan vetminë dhe mungesën e ilaçeve. Sipas vetë Skënderbeut virtual të opozitës, ajo paska kushtuar katër milionë euro.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike vendos të hapë Kuvendin e Ripërtëritjes me një Skënderbe virtual. Vetë ideja mund të kishte qenë interesante po të mos ishte realizuar me cilësi që të kujtonte filmat vizatimorë të viteve ’70 të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Buzët lëviznin në një drejtim, fjalët vinin një sekondë më vonë në një drejtim tjetër, ndërsa figura dukej sikur ishte ngritur me nxitim nga një magazinë e harruar e tranzicionit. Sipas vetë Skënderbeut të PD-së, realizimi kishte kushtuar vetëm njëqind euro.

Mesazhi hapës i Skënderbeut të PD-së ishte se zyra e PD-së për të prodhuar video me inteligjencë artificiale kishte kosto më të ulët se zyra përkatëse e qeverisë. Dukej si një konkurrim midis Microsoft Azure amerikan dhe DeepSeek-ut kinez.
Në fakt, nuk ka shumë rëndësi nëse Diella kushton katër milionë apo katër euro, dhe as nëse Skënderbeu kushton njëqind apo një mijë. Ajo që ka rëndësi është simbolika që të dy prodhojnë pa dashje.

Diella përfaqëson politikën e lustruar të pushtetit. Gjithçka duket perfekte. Gjithçka duket moderne. Gjithçka duket e kontrolluar. Ashtu si shumë prezantime qeveritare, ku ndonjëherë imazhi duket më i përpunuar, por që s’ka asnjë lidhje me realitetin që përpiqet të përshkruajë.

Skënderbeu, nga ana tjetër, përfaqëson gjendjen ku ka katandisur opozita. Një forcë politike që dikur pretendonte të ishte alternativa e qeverisjes, por që sot shpesh duket e mbërthyer mes nostalgjisë për të kaluarën dhe pamundësisë për të ndërtuar një vizion bindës për të ardhmen. Edhe vonesa mes lëvizjes së buzëve dhe fjalëve dukej si metaforë politike: opozita flet, por gjithmonë pak me vonesë ndaj problemeve të kohës.

Kështu, pa e kuptuar, të dy personazhet virtualë u shndërruan në pasqyra të kampeve që i krijuan.

Njëri i mbuluar me shkëlqimin e pushtetit.

Tjetri me pluhurin e viteve.

Njëri i projektuar për të treguar sukses.

Tjetri i projektuar për të kujtuar lavdinë.

Por të dy kanë të njëjtin problem.

Asnjëri nuk jeton në Shqipërinë reale.

Asnjëri nuk përballet me faturat e energjisë, me çmimet e ushqimeve, me vështirësinë për të blerë një banesë, me emigrimin e të rinjve apo me pensionet që mbarojnë para muajit.

Ndërsa qeveria dhe opozita konkurrojnë me avatarë, shqiptarët vazhdojnë të përballen me probleme prej mishi e gjaku.
Në këtë kuptim, Diella dhe Skënderbeu nuk janë thjesht produkte të inteligjencës artificiale. Ata janë produkti më i sinqertë i politikës shqiptare të sotme.

Një politikë që gjithnjë e më shumë investon te pamja dhe gjithnjë e më pak te përmbajtja.
Një politikë që flet për personazhe virtualë, ndërsa njerëzit realë largohen nga vendi.
Një politikë që debaton për cilësinë e animacionit, ndërsa cilësia e jetës mbetet pyetja pa përgjigje.

Ndoshta për këtë arsye, momenti më domethënës nuk është as shfaqja e Diellës dhe as shfaqja e Skënderbeut. Momenti më domethënës është fakti se askush nuk duket i habitur.

Sepse shqiptarët e kanë kuptuar prej kohësh atë që teknologjia thjesht e bëri të dukshme: se mes politikës dhe realitetit është krijuar një hendek aq i madh, saqë për ta përfaqësuar atë tashmë duken më të përshtatshëm personazhet virtualë sesa njerëzit e vërtetë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.