☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,753 ▲0.32%
DOW 53,807 ▲0.03%
NASDAQ 26,609 ▲0.62%
NAFTA 82.86 ▼0.41%
ARI 4,465 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,391 ▼ -0.29% ETH $1,887 ▲ +1.16% XRP $1.0103 ▼ -0.43% SOL $75.9400 ▲ +0.88%
S&P 500 7,753 ▲0.32 % DOW 53,807 ▲0.03 % NASDAQ 26,609 ▲0.62 % NAFTA 82.86 ▼0.41 % ARI 4,465 ▲0.55 % S&P 500 7,753 ▲0.32 % DOW 53,807 ▲0.03 % NASDAQ 26,609 ▲0.62 % NAFTA 82.86 ▼0.41 % ARI 4,465 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Opinion

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

Nga Lorenc Vangjeli

Mëria ndaj presidentit Zhelenski ne Tiranë e Prishtinë është e kuptueshme. Racionale. Është mëri që dhemb. Publiku shqiptar ndjehet i prerë në besë nga drejtuesi i vendit nën agresion. Shqiptarët e kanë provuar në gjoks dhembjen e luftës me fqinjë më të fuqishëm dhe i kanë paguar me gjak faturat e historisë, ndaj kuptojnë mirë se çfarë po ndodh në Ukrainë. Viktima e afron falas solidaritetin me viktimën, i vrari e mirëkupton të vrarin, vetëm i urituri e kupton menjëherë uriturin. Për këto arsye njerëzore dhe shumë të tjera pragmatike e objektive, Shqipëria, Kosova dhe bota shqiptare nuk kishin asnjë mundësi të ishin në front tjetër që nga nisja e konfliktit Ukrainë-Rusi. Edhe pse ndihma që mund të afronte dhe ka afruar është thellësisht modeste, nëse nuk llogaritet gjithashtu si ndihmë, retorika shpesh mendjemadhe dhe narciziste e politikës lokale.

Por presidenti Zhelenski, në Beograd, në krah të homologut serb dëshmoi zgjedhjen e tij: Ukraina nuk e njeh Kosovën! Arsyet e një pohimi të tillë që në Tiranë e Prishtinë u konsideruan mosmirënjohje sllave duke iu referuar origjinës, janë të shumta. Duke nisur që me idenë e gabuar të njehsimit të rastit të republikës së Kosovës me gadishullin e Krimesë e duke vazhduar me interesa pragmatiste te çastit e deri tek (ndoshta dhe në rastin më të mirë), një qokë për mikpritësin e tij po sllav.

Marrëdhëniet mes shteteve janë reciproke. Një heshtje elegante, një shmangie e përgjigjes së drejtpërdrejtë apo dhe një kuturisje ukrainase e llojit “as mish e as peshk”, do të ishte shumë më e pranueshme në Prishtinë e Tiranë. Nuk ndodhi kështu, por ky është problemi i tyre. Problemi ynë është gjetkë. Tek reagimi zyrtar i Shqipërisë. Krejtësisht i papranueshëm në frymë e formë. Reagimi i Ministrisë se Jashtme të Shqipërisë ishte pikërisht ai që nuk duhej. Ishte reagim anemik. Ishte edhe mish i papërtypshëm, edhe peshk servil. Burokrati diplomat që e hartoi e deri edhe ministri i radhës që e firmosi atë deklaratë, meritojnë te skuqen nga turpi kur të kuptojnë se kanë shkruar një frazë turpi: “Ashtu siç Shqipëria qëndron, dhe do të vazhdojë të qëndrojë, fort pranë sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, ne qëndrojmë po aq fort për sovranitetin, pavarësinë dhe vendin e merituar të Kosovës në familjen euroatlantike!”.

Dikush duhet t’u thotë këtyre diplomatëve se nuk ka asnjë shenjë barazimi mes mbështetjes shqiptare për Republikën e Kosovës dhe asaj që afrohet nga Tirana për Ukrainën! Janë dy gjëra të ndryshme. Njëra është shtëpia jonë, tjetra është shtëpia e fqinjit të largët në flakë. Njëra është plagë që dhemb, tjetra është edicion lajmesh. Kush nuk e kupton kaq gjë, ose është budalla, ose është i lig. Dhe nuk meriton më shumë se ajo psherëtima e vjetër tiranase që në raste të tilla, më shumë se kukullën, fajësonte toçin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.