☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.79 ▼0.54%
ARI 4,862 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,481 ▲ +0.16% ETH $2,336 ▼ -1.42% XRP $1.3602 ▼ -0.56% SOL $83.7100 ▼ -3.4%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.79 ▼0.54 % ARI 4,862 ▲0.25 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.79 ▼0.54 % ARI 4,862 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mesazhet e zyrtarit të DASH për krerët e policisë shqiptare

Ndihmëssekretari për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Oficer i Lartë Diplomatik në Departamentin e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, Alain Bersin ka dhënë mesazhe të qarta në Tiranë në takimin me krerët e policisë së Shtetit, ku ndër të tjera ka theksuar se policia shqiptare duhet të përfitojë një sistem të dhënash të përbashkëta në nivel operacional.

Ai u takua me Zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtues i Lartë Ardian Çipa dhe drejtues të tjerë të Lartë të Policisë.

Në fjalën e tij Oficeri i Lartë Diplomatik z. Bersin, ka përmendur impaktin pozitiv për punën e Policisë Shqiptare, të marë nga bashkëpunëtorët e tij, dhe ka theksuar se Policia Shqiptare do të përfitojë një sistem të dhënash të përbashkëta në nivel operacional, si një asistencë mjaft të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore.

“Qëllimi ynë është që Shqipëria të jetë vendi i parë që përfiton nga shkëmbimi dhe verifikimi i të dhënave biometrike duke patur kështu mundësinë të shfrytëzojë të dhënat e sistemit tonë në një kohë shumë të shkurtër, në nivel operacional. Për luftën kundër terrorizmit kemi patur një shkëmbim shumë të mirë me zyrën tuaj këtu në Shqipëri. Janë zhvilluar trajnime për oficerët e Policisë Shqiptare kundër trafikimit të qënieve njerëzore, dhe mund të bëjmë më shumë në këtë drejtim pasi është një prioritet për ne”.

Zyra jonë është këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur me trajnime në çështjet e sipërpërmendura. Çdo gjë ka ecur gradualisht dhe në rendin e duhur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.