Mesila Doda zgjidhet sekretare e përgjithshme e PDIU-së
Këshilli Kombëtar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zgjedhur drejtuesit e sekretariateve, nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të partisë.
Sekretare e përgjithshme është zgjedhur deputetja Mesila Doda.
Nënkryetarë zëvendësministri i Jashtëm, Halil Hyseni dhe kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Abaz Hado në bazë të marrëveshjes mes kësaj partie dhe shoqatës në fjalë.
Sekretar organizativ u zgjodh Alfred Deshati dhe sekretar i çështjeve zgjedhore Erion Manohasa.
Alda Hasani u zgjodh sekretare për organizatat partnere.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.