🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,731 ▲ +0.55% ETH $2,158 ▲ +0.78% XRP $1.4455 ▲ +0.11% SOL $90.1500 ▲ +0.95%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta: 18 Qershori është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e vendit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në konventën zgjedhore të strukturës së LSI për Tiranën tha se standardi i zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e vendit, dhe vendimtar për hapjen ose jo të negociatave me BE-në.

Rezultati i 18 qershorit është vendimtar, kemi sfida të tjera para se të flasim për rezultatin e LSI më 18 qershor. Është jetik për të ardhmen e vendin tonë, dhe për realizimin e të gjitha atyre angazhimeve të nevojshme.

Rezultati i Shqipërisë më 18 qershor, pra standardi i zgjedhjeve dhe legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë pas 18 qershorit, sepse rezultati i zgjedhjeve lidhur me standardin e tyre, më 18 qershor është vendimtar për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, standard i panegociueshëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Ndaj duhet të kujdesemi më shumë sot për rezultatin që zgjedhjet e vendit tonë do të marrin më 18 qershor.

Sepse është i rëndësishëm për legjitimitetin e gjithë institucioneve ligjvënëse dhe qeverisëse në Shqipëri pas 18 qershorit, sepse standardi i këtyre zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm për të ecur në zbatimin me sukses dhe besueshmëri të reformës në drejtësi, që është mjaft jetike për Shqipërinë e dekadave që vijnë”, deklaroi z. Meta.

Ai i kërkoi përfaqësuesit të LSI në komisionin e reformës zgjedhore Luan Rama, që të shfyrtëzohet koha shtyrja me një muaj e afatit të këtij komisioni për të plotësuar në maksimumi rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të rritur besimin e qytetarëve se vota e tyre do të jetë e lirë.

Është detyra jonë që në këtë situatë të bëjmë të mundur ecjen e reformës në drejtësi, tha Meta, duke shtuar se mungesë e konsensusit për reformën, do të thoshte ngecie e negociatave. Ai foli dhe për konfliktet politike:

Kemi kaq shumë energji që i shterojmë në mënyrë armiqësore ndaj njëri-tjetrit, aq sa dhe përfaqësuesja e politikës së jashtme kishte deklaruar se konflikti politik është një sport majft popullor në Shqipëri.

Në fakt, besoj se është i urryer në Shqipëri, po popullor në qarqe të ngushta, pasi shohim që qytetarët shqiptarë janë tolerant me njëri-tjetrin, ndryshe nga fillimi i viteve ’90, dhe prapë vazhdojmë e flasim sikur të ishim në ato vite me një retorikë mjaft armiqësore, dhe mjaft përjashtuese, me një retorikë që helmon çdo ditë mjedisin publik, besimin tek institucionet, besimin tek njëri-tjetri dhe në fakt mosbesimin te zgjedhjet.

Më shumë se çështje e kodit, është çështje e mosbesimit dhe mungesës së kulturës politike për të pranuar zgjedhjet e lira dhe rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht nëse i fiton apo humbet ato”, tha Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.