☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,491 ▼ -0.71% ETH $1,999 ▼ -1.23% XRP $1.3211 ▼ -1.89% SOL $81.8400 ▼ -1.89%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta: 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e lirisë dhe të demokracisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metë përkujtoi sot 32-vjetorin e 8 dhjetorit 1990. “Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent”, u shpreh Meta në një mesazh në rrjetet sociale.

“8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë”, theksoi Meta.

“Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, përfundoi Meta. ⠀

Xhixho: Fenomeni i emigracionit ka marrë përmasa alarmante

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se Dita e Rinisë i gjen të rinjtë shqiptarë pa përkrahje dhe pa shpresë.

Në një deklaratë për mediet, Xhixho tha se fenomeni i emigracionit ka marrë përmasa alarmante, të rinjtë janë të parët që ikin.

Ajo tha se referuar shifrave të Eurostatit, pjesa dërrmuese e aplikimeve për azil në vendet e BE janë të rinj ku 78% e azilkërkuesve i përkasin moshës nën 34 vjeç.

“79% e studentëve shqiptarë dhe 59% e maturantëve dëshirojnë të largohen nga vendi. Nga ana tjetër, 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen. Rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave, në veçanti atyre që lidhen direkt me të rinjtë”, deklaron Xhixho.

Deputetja e PL-së shprehet se ndërsa Shqipëria zbrazet nga grupmosha më vitale, kryeministri Rama mjaftohet duke thënë se nuk i ndalon dot.

“Partia e Lirisë e ka parë arsimin dhe mbështetjen e të rinjve si mjetin më efektiv për të luftuar shpopullimin. Katër amendamente për projekt-buxhetin e vitit 2023, përmes të cilave kërkuam mbështetje për nxënësit, pedagogët, mësuesit dhe studentët u hodhën poshtë nga mazhoranca me forcën e kartonit. I kërkuam kësaj qeverie të rrisë pagat e pedagogëve në nivele të krahasueshme me Kosovën, të mbështesë studentët me 100 euro në muaj, të rrisë pagat e mësuesve dhe të garantojë realisht tekste te rinj falas për nxënësit. Asnjë prej këtyre propozimeve nuk u mbështet, sepse mazhoranca qeverisëse ka halle të tjera”, deklaroi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.