IntervistaPolitika

Meta: Akuzat e Doshit politike, nuk më ka thënë asnjëherë që po e bëja unë atentatin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh mbrëmjen e sotme në një intervistë në emisionin “Opinion” se, sa i përket akuzave të deputetit Tom Doshi, kemi të bëjmë me deklarata të karakterit politik, të bëra në momentin kur deputeti përjashtohet nga grupi parlamentar i PS, kur para disa ditësh po ky deputet ka bërë deklarata për disa drejtoresha duke i bërë shantazh Kryeministrit.

ilir-meta-473x273Sa i përket hetimit, Meta u shpreh se, “i vetmi person që ka bllokuar hetimin e këtyre akuzave është vetëm deputeti Doshi”.

Meta u shpreh se nuk e ka besuar këtë histori asnjëherë, duke theksuar se deputeti Doshi tregon 100 variante të ndryshme. Sipas kreut të Kuvendit kjo histori është e trilluar pas përjashtimit të deputetit Doshi nga grupi parlamentar i PS. Meta thekson se nuk ka ndikuar aspak në përjashtimin e deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i PS.

“Puna e videove dhe tritolit është kthyer në një sport popullor”, tha Meta, duke shtuar se, “nuk ka asnjë shqetësim në këtë histori dhe drejtësia duhet të thotë fjalën e saj. Jam gati të shkoj çdo ditë të javës në Prokurori për t’u përballur me z. Doshi dhe z. Berisha si dy akuzuesit e mi”.

Kryeparlarmantari Meta tha se fillimisht për ngjarjen u njoftua nga një tjetër person, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur për shkak të hetimit të prokurorisë, ndërsa theksoi se më pas kishte kontaktuar vetë me deputetin Doshi.

“Dhe më ka thënë që shiko se është ky shqetësim sepse kanë dash me vra Tomën dhe çështje kjo histori… ka qenë një gjë e bërë nga Berisha, kunati i Berishës, Kuliçi, një Eugen Beçi, një Toni Toni dhe këta kanë përmendur emrin tënd si alibi. Edhe jam habitur me këtë gjë dhe menjëherë e kam marrë në telefon Tomën, i cili e ka pas telefonin të mbyllur atë ditë. Më pas kam marrë Mark Frokun”, ­deklaroi Meta.

Kreu i Kuvendit ka folur dhe për takimin me deputetin Tom Doshi. Sipas Metës, Doshi ishte i tensionuar dhe tregonte detaje të çuditshme që jo në të gjitha rastet përputheshin.

“E takova më vonë. Nisi të më përshkruante disa detaje që ishin të çudishme. Mu duk i tensionuar. Dhe historia ishte kjo. Më tha që kishte gjetur një njeri, që kishte marrë një këst dhe që kishte rënë në gjurmët e këtij Tonit që kishte restorant te blloku. Dhe që ky kishte vajtur te ky restoranti dhe kishte bërë pazar dhe kishte shkuar te tavolina ku ishte Agim Rama dhe Kuliçi dhe Beci që aprovuan që pazari të shkonte nga 200 mijë në 500. Kështu kishte shumë probleme që kishte probleme dhe trillime”.

“Takimi që tani thotë Toma është një nga 100 variantet e tij. Ditën që u takuam nuk ndenjëm 4 orë se kishim punë të tjera. Unë nuk e dija kush ishte ky lokal. Unë thirra Monikën për të verifikuar kush ishte ky lokal. Nuk e kam idene kush është ky Toni. Monikës ja treguam historinë më shumë për lokalin. Shqetësimi ka qenë që ca është ky lokal. Ka kamera apo jo. Asnjëherë nuk më ka thënë që vrasjen e dua unë. Ai më ka thënë që po e bën Berisha për të destabilizuar vendin” – tha Meta.

I pyetur nëse kishte ndonjë mëri apo inat me deputetin Doshi duke qenë se ai hyri garant tek Dritan Prifti për të transmetuar videon e cila më pas shkaktoi 21 janarin, Meta i hodhi poshtë këto akuza. Sipas kreut të Kuvendit, ai ka marrëdhënie normale me të gjithë njerëzit që kanë ndikuar dhe kanë transmetuar atë video.

‘Mendoj se kjo është një përrallë dhe një alibi e kotë, sepse edhe zoti Doshi, edhe zoti Prifti, i cili ka kërkuar falje për këtë gjë dhe kjo është e dokumentuar, të dy kanë thënë se përgjegjësinë për këtë punë e ka Edi Rama, sepse ai na ka nxitur. Kjo është e vërteta. Pra, nuk kam pasur asnjë arsye për të pasur ndonjë shqetësim për ta. Nëse do të ishin dy njerëz për të cilët unë do të kisha një raport jo miqësor për këtë çështje, janë e para Filip Çakuli, sepse Filip Çakuli është montazhieri i asaj video, sepse Dritani i shkretë e ka çuar tamam, por ai e ka montuar, është punë e tij. I dyti është Edi Rama nga ana politike, të cilit i interesonte. Të tjerët ishin instrumente dhe mund të jenë instrumente. Kaq’.

Pjesë nga intervista e Ilir Metës në “Opinion”

Blendi Fevziu: Është hera e parë që një politikan e një niveli kaq të lartë

akuzohet nga dy deputet. Si jeni përfshirë ju në historinë e porositjes së vrasjes së Doshit dhe Mhill Fufit?

Ilir Meta: Kam vetëm një pyetjeve nëse me lejoni?

Blendi Fevziu: Mund ta bëni me shumë kënaqësi.

Ilir Meta: Kur është bërë kjo deklaratë?

Blendi Fevziu: Në momentin e përjashtimit të Doshit nga Grupi i PS­-së?

Ilir Meta: Për drejtoreshat e Doganave dhe Tatimeve?

Blendi Fevziu: Ju po e lidhni deklaratën e Tom Doshit me largimin e tij?

Ilir Meta: Po patjetër. I bëra këto dy pyetje për të bërë të qartë që kemi të bëjmë me deklarata të karakterit politik. Të bëra kur një deputet përjashtohet nga Partia Socialiste, pas deklaratave të bëra për Tatimet dhe Doganat. Për historinë e para gjashtë muajve unë i kam bërë të qarta deklaratave dhe më rezulton se i vetmi person që ka bllokuar hetimet ka qenë vetë zoti Doshi.

Blendi Fevziu: Nuk më kanë kërkuar akuzë thotë deputeti Doshi.

Ilir Meta: Është deputeti më i shquar i opozitës. Pika e referencës e Doktorit.

Blendi Fevziu: Ka ardhur Tom Doshi dhe ju ka kërkuar që të sqaroni pozicionin tuaj?

Ilir Meta: Nuk më ka ardh fare Tom Doshi sepse nuk kishte arsye pse të vinte. E kam marrë vesh rastësist nga një person i njohur nga të dy.

Blendi Fevziu: Cili ishte?

Ilir Meta: Nuk ka rëndësi. Është bërë dëshmia në prokurori. Nuk më pëlqen

nëpër gojë njerëz. Dhe më ka thënë që shiko se është ky shqetësim sepse kanë dash me vra Tomën dhe çështje kjo histori… ka qenë një gjë e bërë nga Berisha, kunati i Berishës, Kuliçi, një Eugen Beçi, një Toni Toni dhe këta kanë përmendur emrin tënd si alibi. Edhe jam habitur me këtë gjë dhe menjëherë e kam marrë në tel Tomën i cili e ka pas telefonin të mbyllur atë ditë. Më pas kam marrë Mark Frokun.

Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur kjo?

Ilir Meta: Kjo ka ndodhur nga mesi i shtatorit, nuk e mbaj mend mirë. Dhe tani kemi video me veshje stinore.

Blendi Fevziu: Ju e keni parë?

Ilir Meta: Jo, por më ka treguar kaq shumë Spartaku sa më ka lodhur.

Blendi Fevziu – Ju bënë të dyshonit?

Ilir Meta – Më bënë të mendoj se si mund të kishte ndodhur vërtet kjo gjë. Kishte marrë makinën e blinduar, kishte shumë njerëz që e ruanin rreth e qark dhe dukej i tensionuar. Historia ishte kjo: ky personi, që ishte penduar, që nuk e di se si e kishte gjetur, i cili kishte marrë një këst etj., por e kishte kthyer mendjen rrugës, i kishte treguar se si kishte vajtur nëpërmjet këtij Tonit, i cili rrinte te lokali i përmendur, te Blloku… Më fal! Historinë që më ka treguar mua, ua ka treguar edhe shumë personave të tjerë zyrtarë… Në lokalin ku kishte vajtur personi që do të kryente vrasjen, Toni, që ishte si porositës, i kishte bërë bisedën atij, duke i thënë se çfarë do të bënin, me një çmim kaq apo aq, 200 apo 300, nuk e mbaj mend.

Blendi Fevziu – 500 mijë, thanë për kokën e Tom Doshit, 100 mijë për kokën e Mhill Fufit.

Ilir Meta – Kjo 500 e 100 ka dalë vonë, sepse me sa di unë ishte nga 200-399, janë pak për një deputet, kështu që kërkonte 500… Sipas historisë që tregonte Toma në atë kohë, ua ka treguar edhe të tjerëve, personi kishte vajtur në një tavolinë tjetër, kishte folur me personin që quhej Agim Rama, gjithmonë sipas variantit të Tomës. Agron Kuliqi dhe Eugen Beci, ose ishin në tavolinë, ose ishin ngjitur, e kishin aprovuar që të rritet çmimi, nga 200-300 të shkojë në 500. Kështu fillon kjo histori, që shumë shpejt u kuptua se kishte mjaft probleme, por edhe trillime.

Blendi Fevziu – Si u kuptua?

Ilir Meta – U kuptua, ndërsa janë dhënë disa sqarime…

Blendi Fevziu – Ka një version që ka dhënë zoti Doshi ditën e enjte.

Ilir Meta – Ka dhënë disa versione.

Blendi Fevziu – Unë po ju vë këtë version dhe ju më thoni nëse qëndron apo nuk qëndron.

(Insert)

Pra, zoti Doshi jua ka thënë sy më sy, zoti Meta, që ju keni porositur Tonin për ta vrarë.

Ilir Meta – Ky është një nga 100 variantet që tregon zoti Tomë.

Blendi Fevziu – Nuk është i vërtetë?

Ilir Meta – Ka spekulime të mëdha. Është e vërtetë se ditën që jemi takuar, së pari nuk kemi pasur kohë për të ndenjur katër orë, sepse kemi pasur edhe punë të tjera, së dyti, unë vërtet u shqetësova, kur po më tregonte se këto ngjarje po ndodhnin te një lokal afër shtëpisë sime, një lokal me emrin “Vivas”.

Blendi Fevziu – Që supozohet të jetë e survejuar nga Garda, përmes pamjeve filmike, oficerëve të saj…

Ilir Meta – Patjetër… Unë nuk e kisha idenë se cili ishte ky lokal. Kjo ishte e vetmja arsye se përse thirra Monikën. Thjesht, për të verifikuar se cili ishte ky lokal.

Së dyti, për të verifikuar personat që rrinin aty.

Blendi Fevziu – E njihnit këtë person?

Ilir Meta – Cilin?

Blendi Fevziu – Tonin.

Ilir Meta – Absolutisht jo.

Blendi Fevziu – As ju, as persona shumë të afërt me ju, nuk kanë njohje me këtë person?

Ilir Meta – Absolutisht jo… E vërteta është që Monika ka ardhur aty. I kemi treguar historinë unë dhe Toma, historinë që më tregoi dhe mua. Shqetësimi ka qenë se çfarë është ky lokal, ku është, kush hyn te ky lokal, si hyn, ka kamera apo jo, pra për të bërë disa verifikime të karakterit shoqëror dhe asgjë tjetër. Asnjë herë Tom Doshi nuk më ka thënë që këtë gjë e ke organizuar ti, përkundrazi.

Blendi Fevziu – Nuk të ka thënë që këtë gjë e ke organizuar ti..

Ilir Meta – Këtë gjë e bënte Berisha dhe e bënte për të destabilizuar vendin.

Blendi Fevziu – Tom Doshi thotë se ia thashë këtë gjë Metës për ta qetësuar, pra për ta rrejtur në një farë kuptimi.

Ilir Meta – Tani për të na qetësuar thotë se po e bën Meta, ndërkohë nesër mund të thotë se do ta bëjë Lul Basha.

Blendi Fevziu – Ai thotë se ju jeni shfaqur i shqetësuar gjatë momentit që ju ka akuzuar, ose ka lënë të kuptohet se keni dorë në…

Ilir Meta – Së pari i vetmi shqetësim imi ka qenë kur kam mësuar se duan të vrasin Tomën, duan të vrasin një shok të maxhorancës dhe deputet.

Së dyti kam mësuar se duan të vrasin edhe deputetin e opozitës dhe patjetër që merr përmasa akoma më të mëdha. Ky ka qenë i vetmi shqetësim imi dhe përpjekja për ta zbardhur këtë gjë, të cilën e ka penguar deri tani Toma.

Blendi Fevziu – Zoti Meta, nëse ju doni të zbardhnit këtë gjë dhe kërkoni që si kryetar i Kuvendit, si një nga dy krerët e maxhorancës, përse nuk ju drejtuat organeve kompetente? Përse nuk vutë në dijeni prokurorin që ishte kryesori, Policinë e Shtetit, po e mbyllët si të jetë një aferë gati -gati në dukje mafioze. Katër vetë që mblidhen, krerë të rëndësishëm politikë, pa lajmëruar Presidentin, pa e vënë në mbrojtje deputetin…

Ilir Meta – Mos e dramatizo më shumë sesa duhet. Gjithë kjo histori është e krijuar për…

Ju lutem, unë kam të drejtën time të shprehem, ata që na dëgjojnë kanë të drejtën të na gjykojnë. Kjo është histori e krijuar për qëllime politike, mbas një akti politik që ka kryer Partia Socialiste pas përjashtimit të zotit Doshi.

Blendi Fevziu – Në të cilin keni dorë apo jo, ju zoti Meta.

Ilir Meta – Në cilin?

Blendi Fevziu – Në përjashtimin e zotit Doshi nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Ilir Meta – Absolutisht, sepse unë nuk jam pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Ne kemi një marrëveshje me Partinë Socialiste. Se cilin përjashton Partia Socialiste, kjo është e drejta e saj.

Blendi Fevziu – A keni diktuar ju te zoti Rama për të marrë ketë vendim përjashtimi?

Ilir Meta – Nuk kisha asnjë arsye pse të diktoja, sepse unë nuk kisha asnjë shqetësim nga zoti Doshi, absolutisht.

Blendi Fevziu – A kishit një shqetësim, ose a e kishit kaluar shqetësimin e videos së 21 janarit për të cilën zoti Doshi kishte qenë një lloj garanti mes zotit Prifti dhe zotit Rama?

Ilir Meta – Mendoj se kjo është një përrallë dhe një alibi e kotë, sepse edhe zoti Doshi, edhe zoti Prifti, i cili ka kërkuar falje për këtë gjë dhe kjo është e dokumentuar, të dy kanë thënë se përgjegjësinë për këtë punë e ka Edi Rama, sepse ai na ka nxitur. Kjo është e vërteta. Pra, nuk kam pasur asnjë arsye për të pasur ndonjë shqetësim për ta. Nëse do të ishin dy njerëz për të cilët unë do të kisha një raport jo miqësor për këtë çështje, janë e para Filip Çakuli, sepse Filip Çakuli është montazhieri i asaj video, sepse Dritani i shkretë e ka çuar tamam, por ai e ka montuar, është punë e tij. I dyti është Edi Rama nga ana politike, të cilit i interesonte. Të tjerët ishin instrumente dhe mund të jenë instrumente. Kaq.

Unë me zotin Rama takohem gati çdo mëngjes dhe diskutojmë çështje të ndryshme politike, ndërsa me zotin Çakuli vazhdimisht gjatë darkave kalojmë në mënyrë mjaft miqësore, sepse kuptohet që pas një dite të lodhshme ke nevojë edhe për relaks.

Blendi Fevziu – Zoti Meta, përtej këtij raporti, unë dua t’ju pyes për dy gjëra: E para dhe kryesorja që mund ta ketë në mendje në këtë moment çdo njeri që është duke na parë, përse Tom Doshi duhet të sajonte një histori duke futur emrin tuaj dhe jo një emër tjetër? Mund të thoshte se ka dashur të më vrasë Rama. Mund të thoshte se ka dashur të më vrasë Saimir Tahiri. Përse përfshiu emrin tuaj, aq më tepër që ju ishit miq?

Ilir Meta – Unë nuk e di përse e ka përfshirë, është çështja e tij. Unë di atë version që ju thashë më parë. Këtë version i ka thënë edhe Kryeministrit Rama, i ka thënë edhe zotit Tahiri, me sa di unë, madje pa e përfshirë fare emrin tim. Emri im është përfshirë pak më vonë, por është përfshirë gjithmonë në kuadër të kësaj, që emri yt do të shërbente thjesht si një alibi për të sjellë destabilizim në vend dhe për të akuzuar që këtë punë e bëri Ilir Meta, e bëri maxhoranca, e të tjera. Kjo ishte bindja e tij. Paska bërë lojë atëherë, mund të bëjë lojë tani. Del me një variant tjetër pas gjashtë muajve. Nuk ka asnjë problem.

Blendi Fevziu – Cili do të ishte shkaku, sipas jush, që Tom Doshi do ta përfshinte emrin tuaj në këtë histori?

Ilir Meta – Nuk e di fare këtë gjë. Le ta sqarojë me drejtësinë. Unë nuk kam asnjë problem, asnjë shqetësim.

Blendi Fevziu – Cilat kanë qenë raportet tuaja me zotin Doshi? Ju jeni dukur i afërt me të. Unë ju kam parë shpeshherë në Hotel Sheraton, në restorantin “ Il gusto”, duke drekuar.

Ilir Meta – Unë kam qenë në raporte mjaft korrekte.

Blendi Fevziu – Ka qenë miku juaj?

Ilir Meta – Edhe mik mund të them, pavarësisht se unë e rezervoj këtë fjalë, nuk e popullarizoj kaq shumë.

Blendi Fevziu – Përse një mik, po e quajmë pak edhe ndoshta më lehtë sesa në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, do të kthehet befas në një armik dhe t’ju japë juve një mesazh, sipas të cilit…

Ilir Meta – Është interesi i tij politik. Kështu mendon se bëhet i besueshëm dhe i përdorshëm nga Berisha dhe po bëhet.

Blendi Fevziu – Kur janë thyer raportet tuaja me Tom Doshin?

Ilir Meta – Unë nuk kam asnjë raport të thyer me të. Vura re se në këtë histori ai nuk po tregonte disa të vërteta dhe kuptova se ishte një lojë për të përfshirë dhe për të ngatërruar shumë njerëz. Kjo ishte arsyeja që mu duk se ishte diçka thjesht për të trilluar, për të përfshirë njerëz dhe për t’u bërë interesant.

Blendi Fevziu – Kur e keni pasur kontaktin e fundit me zotin Doshi? Kishit muaj që nuk kontaktonit bashkë?

Ilir Meta – Nuk e di se kur ka ndodhur, para Vitit të Ri. Në një moment të caktuar kur ai më ka kërkuar në Hotel Sheraton. Unë i kam thënë: hajde në zyrën time në çdo moment. Pas kësaj ai nuk ka kontaktuar me mua.

Blendi Fevziu – Dhe nuk ju ka ardhur.

Blendi Fevziu – A ka pasur ndonjë thyerje, ndonjë sherr, ndonjë problem mes jush dhe zotit Doshi që nga muaji shtator e këtej?

Ilir Meta – Nuk ka pasur asnjë problem, përveç përpjekjes së tij për të më përfshirë mua në disa veprime kundër prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorit të Krimeve të Rënda, të cilët, sipas tij, ishin të përfshirë, sidomos ky i Krimeve të Rënda, në këtë komplot që po ndodhte kundër zotit Doshi.

Blendi Fevziu – Po përpara fundit të gushtit, kur zoti Doshi ka vënë në dijeni Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, ai thotë edhe kryeprokurorin, a ka pasur ndonjë konflikt mes jush dhe zotit Doshi?

Ilir Meta – Absolutisht, asnjë lloj konflikti.

Blendi Fevziu – Atëherë, si do të përfshijë një person me të cilin nuk ka asnjë konflikt, ka një marrëdhënie të mirë zoti Doshi, si mund t’i shkojë në shtëpi dhe t’i thotë: “Ti ke porositur vrasjen time”, të përmendë dhe emra, paratë dhe të gjitha. Duket shumë e çuditshme.

Ilir Meta – Nuk di. Nuk mund të përgjigjem për videon e Tomës për Tomën. Kjo është një çështje e tij.

Blendi Fevziu -Ka një raport të thyer apo problematik midis jush dhe zotit Rama për këtë çështje?

Ilir Meta – Absolutisht, është një raport shumë korrekt.

Blendi Fevziu – Si shpjegohet që zoti Rama nuk foli fare për këtë çështje?

Ilir Meta – Zoti Rama nuk është fare i interesuar për hapjen e kësaj çështjeje dhe nuk kishte përse të fliste. Pse do të fliste zoti Rama? Ata e kishin problemin me mua, nuk kishin ndonjë problem me qeverinë. Pse duhet të fliste zoti Rama?

Blendi Fevziu – A ka hatërmbetje në marrëdhënien tuaj pas kësaj ngjarjeje, zoti Meta?

Ilir Meta – Me kë?

Blendi Fevziu – Me zotin Rama?

Ilir Meta – Hatërmbetje për çfarë?

Blendi Fevziu – Për çështjen në përgjithësi, për këtë që ka ndodhur?

Ilir Meta – Absolutisht, nuk ka hatërmbetje.

Blendi Fevziu – Asnjë nga deputetët e Partisë Socialiste, që hidhen si skifter kur zoti Berisha flet aty, nuk u ngrit të fliste në këtë seancë.

Ilir Meta – Unë nuk kam hatërmbetje as me Tomën, se ai aq di dhe aq bën.

Blendi Fevziu – Nuk kam hatërmbetje me asnjëri.

Blendi Fevziu – Zoti Meta, çfarë ka ndodhur …

Ilir Meta – Hatërmbetje kam me Doktorin, po.

Blendi Fevziu – Çdo të thotë hatërmbetje me Doktorin?

Ilir Meta – E kam sepse është përfshirë në një gjë që nuk i takon.

Blendi Fevziu – Përse nuk i takon?

Ilir Meta – Nuk i takon se Doktori është serioz.

Blendi Fevziu – Po bën një denoncim për një ngjarje, rast të rëndë zoti Meta!

Ilir Meta – Çfarë denoncimi tani ? E di që para tre muajsh, me fal të lutem!

Blendi Fevziu – Ish-ministri i Jashtëm, ish-Kryeministri shkoi në prokurori për herë të parë në historinë e këtij vendi, të gjithë bashkë.

Ilir Meta – Më fal, të lutem! Doktori tha: “E dija që para tre muajsh” (se ata nuk i nxirrnin dot të Doktorit, i ruani ato të Doktorit ju) “E dija që para tre muajsh – tha Doktori, -që do të ndodhte kjo gjëmë”. Por, kur e dije ti mirë se ne të tjerët e zemë se e fshehëm, por ti që e besove…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button