Ekonomia

Meta apel fermerëve: Shfrytëzoni maksimalisht tokën!

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti kanë shkuar sot në Divjakë për përurimin e një qendre të re të grumbullimit dhe eksportimit të prodhimeve bujqësore, një investim i kompanisë shqiptare “Lika”.

Meta-kryemadhi-240x320Duke e konsideruar këtë qendër një arritje të re në fushën e prodhimit dhe eksportit të prodhimeve bujqësore, Meta tha se ajo çel një perspektivë të re për eksportuesit shqiptarë, të cilët do të çojnë prodhimet e tyre në 19 vende të Bashkimit Europian, vendet e rajonit dhe gjithë kontinentit.

Kryetari i Kuvendit tha se përmes këtij investimi të standardeve europiane kompania “Lika” do të garantojë blerjen e prodhimeve tek fermerët e Divjakës, Lushnjës, Fierit, Beratit e Shkodrës, por dhe do të sigurojë ruajtjen e cilësisë së tyre, duke bërë të mundur uljen në maksimum të humbjeve.

Meta vlerësoi cilësinë e punës në këtë biznes, nga ku, siç tha ai, duhet të mësojnë të gjithë punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë, se si duhet të punohet dhe se si mund të arrihet që me këto kapacitete njerëzore të mund të sigurohet një marrëdhënie korrekte me fermerët dhe me partnerët ndërkombëtarë, pasi imazhi mund të rritet vetëm përmes seriozitetit në punë dhe cilësisë e besueshmërisë, dhe kjo vjen vetëm nga puna, theksoi Meta.

Kreu i Kuvendit shprehu besim se bujqësia është një degë e rëndësishme për rritjen e ekonomisë dhe punësimit për të gjithë komunitetin, duke nënvizuar se jemi ende në nivele të ulëta të shfrytëzimit të burimeve tona.

Kjo qendër sipas Metës është një model për të përballuar rritjen e ardhshme të prodhimit, ndërsa jep garanci për fermerët në të gjithë vendin. “Kjo kompani me kapacitete të shumëfishuara të frigoriferike jep garanci për fermerët në të gjithë vendin”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta apeloi që fermerët shqiptarë të shfrytëzojnë maksimalisht tokën.

“Shqiptarët t’i çonim në Izrael, të shohin si e kanë transformuar atë tokë të thatë. Ne kemi një tokë të jashtëzakonshme, por e shfrytëzojmë në nivele të ulëta. Kemi një tokë të bukur, të mrekullueshme, që duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button