☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.73 ▼0.15%
ARI 4,616 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,698 ▼ -1.75% ETH $2,048 ▼ -1.24% XRP $1.3144 ▼ -2.95% SOL $80.7000 ▼ -4.51%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,616 ▲1.29 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,616 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta-Baird: Shqipëria mirëpret shtimin e investimeve kanadeze

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë z. John Baird (2)

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi të martën me ministrin e Jashtëm të Kanadasë, John Baird, tha se Shqipëria mirëpret shtimin e investimeve kanadeze në vend.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, kryeparlamentari vlerësoi këtë vizitë të parë të një ministri të Jashtëm kanadez, duke theksuar se marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Kanadasë duhen konsoliduar më tej në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Meta vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm ekonomik mes dy vendeve duke nënvizuar se Shqipëria mirëpret shtimin e investimeve kanadeze në vend, dhe përmes Shqipërisë në të gjithë rajonin tonë.
Ministri Baird shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të parë në Shqipëri, si dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Duke biseduar mbi partneritetin ekonomik mes dy vendeve, dy zyrtarët vlerësuan gjithashtu edhe rolin domethënës të komunitetit shqiptar në Kanada si një urë solide bashkëpunimi mes dy vendeve dhe mes dy popujve.
Në përfundim, kryetari Meta dhe ministri Baird diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, duke bërë një vlerësim të veçantë për rolin konstruktiv të Shqipërisë në Ballkan dhe në planin ndërkombëtar.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë z. John Baird (1)

presidenti-nishani-ministri-i-jashtem-kanadez
Presidenti Nishani dhe ministri i Jashtëm i Kanadasë John Baird

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Baird u prit dhe nga Presidenti Bujar Nishani.

Gjatë takimit Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ndërsa shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme që ky vend i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht në mbështetjen për anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
Presidenti Nishani dhe ministri Baird shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Ukrainë, Siri, Irak dhe bënë vlerësime të njëjta për zhvillimet e fundit, duke nënvizuar se vendet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.