☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,613 ▲1.64%
DOW 46,441 ▲1.89%
NASDAQ 22,038 ▲1.8%
NAFTA 87.39 ▼11.04%
ARI 4,463 ▼2.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,033 ▲ +3.56% ETH $2,168 ▲ +4.64% XRP $1.4409 ▲ +3.91% SOL $91.6100 ▲ +5.35%
S&P 500 6,613 ▲1.64 % DOW 46,441 ▲1.89 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.39 ▼11.04 % ARI 4,463 ▼2.46 % S&P 500 6,613 ▲1.64 % DOW 46,441 ▲1.89 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.39 ▼11.04 % ARI 4,463 ▼2.46 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta-Bersin: SHBA të intensifikojë asistencën për zbatimin e reformës në drejtësi

Pas miratimit të reformës në drejtësi, SHBA të intensifikojë asistencën e saj për zbatimin e suksesshëm, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit me ndihmës sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Alan Bersin.

Z. Meta u shpreh dhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për një kontroll më rigoroz të kufijve.

“Duke marrë në konsideratë edhe efektet e krizës së fundit migratore në Evropë si dhe eksperiencën e gjerë amerikane në fushën e sigurisë, Shqipëria dhe SHBA duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre për një kontroll më rigoroz të kufijve dhe në funksion të përforcimit të infrastrukturës strategjike në porte e aeroporte”, tha Meta.

Edhe z. Bersin u shpreh për një bashkëpunim të Departamentit të Sigurisë me institucionet kombëtare të Sigurisë në Shqipëri. Të dy bashkëbiseduesit folën për sigurinë kufitare, atë detare, ajrore si dhe përfitimin e të dy vendeve.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, z. Meta zhvilloi takime edhe në Departamentin e Shtetit me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, z. Hoyt Brian Yee si dhe me zyrtarë të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.