Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,840 ▲ +1.27% ETH $2,240 ▲ +1.94% XRP $1.3475 ▲ +0.78% SOL $84.1000 ▲ +0.96%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Meta: Do të mbështesim investitorët në bujqësi dhe blegtori

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi kompleksin blegtoral në Torovicë të Qarkut të Lezhës që administrohet nga  Martin Gjergji.

Meta-Lezhe1Kryetari i Kuvendit Meta shoqërohej nga zv/ Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Alban Zusi, deputetë të grupit parlamentar të LSI-së të Qarkut të Lezhës, Kryetari i Bashkisë së Lezhës si dhe përfaqësues të drejtorisë rajonale të bujqësisë.

Meta pasi u njoh me investimin e kryer në këtë kompleks blegtoral me 250 gjedhë dhe bashkëbisedoi me investitorët, u shpreh se “mbështetja shtetërore do të jetë gjithmonë për ata që do të investojnë në bujqësi dhe në blegori”, duke shtuar se në ndihmë u vjen edhe paketa e re fiskale qe stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale duke ulur ndjeshëm kostot.

“Paketa e re fiskale stimulon në mënyrë të veçantë zhvillimin e komplekseve të tilla blegtorale, pasi ajo ul në mënyrë të ndjeshme kostot, sidomos sa i takon kostos që ndikon në përmirësimin e rracës këtu në vend për të rritur prodhimin dhe për të shkuar drejt atij objektivi, i cili ka të bëjë jo vetëm me reduktimin e importeve që janë ende shumë të mëdha për produktet blegtorale në vend, por me plotësimin e të gjitha kërkesave të tregut vendas dhe njëkohësisht me fillimin e eksportimit të produkteve shqiptare blegtorale në tregjet ndërkombëtare”, theksoi Meta.

Kryetari i Kuvendit kërkoi prej Ministrisë së Bujqesise e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore që të informojnë ata që duan të investojnë në bujqësi dhe në blegtori për lehtësirat fiskale dhe për mundësinë e zhvillimit dhe të rritjes më të shpejtë të këtij sektori që do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit.

“Natyrisht që është një detyrë e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR-së dhe e të gjithë përfaqësuesve të këtij sektori për të informuar fermerët tanë, të gjithë ata, të cilët merren me komplekse të tilla blegtorale apo kanë synime për të bërë të tilla investime në këtë fushë, për të gjitha avantazhet dhe të gjithë mbështetjen që do të kenë në mënyrë që të ecin në rrugën e rimëkëmbjes së bujqësisë, në rrugën e rimëkëmbjes së blegtorisë, në rrugën e plotësimit të të gjithë kërkesave të tregut vendas për këto produkte, edhe njëkohësisht në rrugën e punësimit dhe të mirëqenies së të gjithë shoqërisë në vend”, tha Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.