☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.43 ▼5.33%
ARI 4,596 ▲4.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,655 ▲ +0.17% ETH $2,156 ▲ +0.81% XRP $1.4165 ▲ +0.24% SOL $90.9300 ▲ +0.59%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.43 ▼5.33 % ARI 4,596 ▲4.41 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.43 ▼5.33 % ARI 4,596 ▲4.41 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Meta fjalim në parlamentin malazez: Pakica shqiptare, urë solide miqësie

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Mal të Zi, iu drejtua mesditën e sotme me një fjalë përshëndetëse parlamentit malazez, ku i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai fillimisht u shpreh se ndjehet i nderuar të mbajë fjalimin e parë në gjuhën shqipe, në përurim të sistemit të përkthimit të përhershëm simultan në gjuhët shqipe dhe malazeze (dhe anasjelltas), i cili do të përdoret gjatë zhvillimit të seancave parlamentare në Mal të Zi.

Ky është një hap vizionar që duhet përshëndetur, tha Meta.

Më tej në fjalën e tij kryeparlamentari tha se Shqipëria i çmon marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi ndërtuar me fqinjin tone, Malin e Zi, të cilave shpeshherë të tjerët u referohen si një model të fqinjësisë së mirë dhe të mbarëvajtjes së marrëdhënieve në rajonin tonë të Ballkanit.

Shqipëria dhe Mali i Zi, tha ai, ndjehen edhe më afër njëri-tjetrit, jo vetëm nga gjeografia që na bashkon, por edhe falë pakicës shqiptare këtu, e cila na lidh edhe më fort, si një urë solide miqësie e bashkëpunimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.