☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.51 ▲3.84%
ARI 4,382 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,511 ▲ +3.93% ETH $2,145 ▲ +5.34% XRP $1.4152 ▲ +3.21% SOL $90.4400 ▲ +5.53%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.51 ▲3.84 % ARI 4,382 ▼0.57 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.51 ▲3.84 % ARI 4,382 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Meta-Hahn: Reforma në drejtësi prodhon lajme të mira

Suksesi i reformës së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive.

Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Hahn tha se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e prioriteteve duke falenderuar kreun e Kuvendit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë miratimit konsensual në Kuvend, dhe në fazën e zbatimit me sukses të reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është kyçe për integrimin evropian të vendit.

Meta nga ana e tij shprehu mirënjohjen për Hahn për punën e Komisionit Europian në hartimin e progres-raportit të fundit për Shqipërinë dhe rekomandimin pozitiv në mbështetje të hapjes së negociatave për anëtarësim.

“Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin, gjatë mbledhjes së tij të ardhshme gjatë këtij muaji”, u shpreh z. Meta.

Bashkëbiseduesit u ndalën edhe në situatën në rajon ku theksuar se Ballkani ka nevojë për forcim të stabilitetit, ndërlidhjes dhe sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.